Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për situatën dhe fluksin e automjeteve në pikëkalimet kufitare.
Të lidhura
None found
Sipas përditësimit, disa pika kufitare funksionojnë pa ngarkesë të theksuar si në hyrje, ashtu edhe në dalje, ndërsa në disa të tjera janë krijuar kolona prej qindra metrash.
Fluksi më i madh në hyrje është regjistruar në pikën e Dheut të Bardhë. Aty kolona ka arritur në 600 metra, ndërsa pritja shkon deri në 40 minuta. Në dalje të së njëjtës pikë raportohet kolonë prej 100 metrash dhe pritje rreth 15 minuta.
Ngarkesë ka edhe në dalje të Jarinjes, ku automjetet presin deri në 20 minuta, ndërsa kolona ka gjatësi prej 200 metrash.
Në Han të Elezit, koha e pritjes është 10 minuta si në hyrje, edhe në dalje.
Ndërkohë, në dalje të Merdarit pritjet arrijnë deri në 40 minuta, por nuk është bërë e ditur gjatësia e kolonës.
Qendrat e tjera të kalimit kufitar paraqiten pa ngarkesë.
