Sot aktorja dhe së fundmi deputetja, Adriana Matoshi feston ditëlindjen. Ajo mbush 42 vjeç ditën e sotme edhe pse paraqitja dhe energjia e saj tregojnë shumë vite më pak.
Me dhjetra urime janë shpërndarë për Matoshin nga miqë, koleg dhe shumë ndjekës në rrjetet sociale.
Të lidhura
None found
Gjithashtu nuk ka munguar as urimi nga partneri i saj, me të cilin është përfolur shumë.
“Zoti e bekoftë shpirtin tënd të bukur me shumë e shumë vite të tjera. Të dua”, i shkruan futbollisti 20 vite më i ri.
Kujtojmë se Adriana sapo kaloi për herë të dytë tumorin në tru të cilin e mposhti me sukses. Nëna e katër fëmijëve nuk hezitoi ta ndante me ndjekësit e shumtë dhe sensibilizimi për të ishte jashtë pritshmërive./albeu.com/



