Deklaratat e Grenell trazojnë zgjedhjet në Kosovë

Më 9 Shkurt qytetarët e Kosovës u drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare. Që prej 11 Janarit në Kosovë ka nisur fushata zgjedhore. Në garë për të formuar qeverinë e re që do të qeverisë vendin janë 28 subjekte politike. Zgjedhjet e këtij viti në Kosovë organizohet në kuadër të një ligji të ri. Votuesit, numri i regjistruar i të cilëve është 2.075.868, mund të votojnë deri në 10 kandidatë të të njëjtit subjekt politik. Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e kësaj të enjteje diskuton të gjitha zhvillimet kryesore në prag të zgjedhjeve parlamentare të Kosovës.

Deklaratat e Richard Grenell duke kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti kanë trazuar zgjedhjet në Kosovë. Duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve, emisioni “Opinion” ia kishte dedikuar puntatën e sotme kësaj teme.

Ndër të ftuarit ishte edhe analisti Baton Haxhiu, i cili mendon se me këtë deklaratë të Grenellit, Kurti e ka ngritur qëllimisht si një polemikë kundër tij për të treguar një fuqi të vet që përballet me SHBA-në. Por të njëjtën fuqi e sheh si dobësinë edhe më të madhe të Kurtit.

“Grenell habitshëm ka dhënë deklarata këto ditë, për arsye se e di shumë mirë që te një elektoral të ai 50% nuk është shumë i mirëpritur. Ai e di fort mirë. E di realitetin në Kosovë. Kurti qëllimisht e ka ngritur këtë polemikë kundër tij që ta tregojë njëfarë fuqie të vet [që përballet edhe me Amerikën]. Por realisht kjo fuqi e tij është dhe dobësia e tij më e madhe. Për arsye se pas disa ditësh do ballafaqohet me një të vërtetë. Edhe ai është ai emër, Richard Grenell. Ai është numrat”, tha Haxhiu.

Nderkohe, analisti Idaver Sherifi ka deklaruar se deklaratat e Grenell nuk ndikojnë mbi rezultatin e zgjedhjeve, por ai ka vendosur një kriter. Dhe ky kriter ka të bëjë me faktin që më pas duke ditur qëndrimin amerikan asnjë parti nga opozita nuk bën koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Pra, do të vështirësohej puna e Albin Kurtit për të bërë koalicion me partitë e tjera.