COVID-19/ Një humbje jete dhe 51 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 51 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarëve është 223.207

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.408 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.715 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.799 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.028 testime, 51 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.207.

Në total numri i rasteve aktive është 634.


Shtuar 16.03.2022 15:23