Challandes: S’jam i lumtur me rezultatin, por me lojën e ekipit

Bernard Challandes dekalroi se nuk është i lumtur me rezultatin ndaj Greqisë, por me lojën e ekipit.

Ai ka thënë se nuk ishte gjithçka perfektë porse lojtarët kanë treguar mentalitet të mirë.

“Kam ndjenjë të dyfishtë. Kemi pranuar lojë por më pas luajtëm futboll. Është e qartë se kemi kërkuar më tepër të vertikalizojmë, të luajmë shkurtë, të mbajmë topin. Kemi filluar më ndryshe se herët tjera por duhet të punojmë më tepër. Nuk ishte e lehtë të gjenim hapësira në lojën e tyre. Kemi folur në fillim të këtij grumbullimi të luajmë si Kosovë, si ekip”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se qytetarët që do të kenë mundësinë të luajnë ndaj Spanjës duhet ta shfrytëzojnë mundësinë.

“Astriti është lojtari jonë i sulmit dhe në këtë moment kemi Vedat Muriqin dhe ka konkurrencë por duhet ditur se ai është pjesë e grupit dhe nuk e di kur do ta ketë momentin”, ka thënë ai.


Shtuar 5.09.2021 23:27