Gjergj Bojaxhi, bashkëdrejtuesi i projektit “Rrënjet” është i ftuar në “Pressing” të T7, ku ndër të tjera tha se kosovarët kanë lidhje më të madhe gjenetike me ilirët, ndër shqiptarë.
Ai tha se kosovarët kanë linja ilire që kryesisht janë dardane dhe me përqindje shkojnë deri në 80%.
“Në popullatën shqiptare Kosova ka përqindjen më të madhë të linjave ilire, ndër shqiptarë. Flas në tërësi si krahinë e madhe. Diku te 80% shkojnë linjat ilire që janë kryesisht dardane dhe më pak disa linja nga zona e Matit dhe e Dibrës”, tha Bojaxhi në Pressing, transmeton Express.
“P.sh., Krasniqi, Nikaj dhe Gashi i Gurit, janë linjë mashkullore nga zonat e Matit dhe pastaj gradualisht kanë hyrë në malësi të Gjakovës dhe janë shpërnda në Kosovë”, shtoi ai.
“Kurse fiset si Berisha, Thaçi, Bytyqi, Morinë etj, janë linja mashkullore të Dardanisë që kanë shkuar në malësi, më vonë kanë kriju fiset dhe janë rikthy në Kosovë”, u shpreh ai./express/