Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë konferencës për media në Tiranë ka folur edhe për raportet Kosovë – Serbi, duke thënë se dialogu është shtegu i vetëm mes dy vendeve.
“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE është i duhuri dhe shtegu i vetëm i duhur. Dua të përgëzoj rolin e Shqipërisë që ka qenë forcë për stabilitet, integrimin dhe progresin rajonal, ky është shtegu që i sjellë të gjithë drejt një të ardhme më të mirë”, ka thënë Blinken.
Tutje ai ka thënë se nuk mund të bëhet hapa prapa dhe të përjetohen ngjarjet e viteve të 90’ta.
“Nuk mund të shkojmë prapa në të ardhmen, nuk mund të kemi një ripërsëritje të asaj që ka ngjarë, të asaj që kemi parë dhe atë që shumë njerëz kanë përjetuar në vitet 1990. Jemi të angazhuar për të mbështetur të gjitha përpjekjet për të çuar para integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me njëri tjetrin dhe me Evropën”, ka sekretari amerikan i shtetit.
Këto deklarata Blinken i dha pasi u pyet nga gazetarët për rregulloren e BQK-së për largimin e dinarit në Kosovë.