Ndoshta po flini në jastëk të skaduar, kur duhet ta ndërroni?

Nëse bëni pjesë në ata njerëz që mendojnë se datë skadence kanë vetëm ushqimet, atëherë me siguri ky lajm nuk do t’ju pëlqejë. Shumë nga ato që përdorim në përditshmëri duhet t’i ndryshojmë në një kohë të caktuar, edhe kur nuk shfaqin shenja prishjeje, erë apo njolla të ndryshme. Kështu ndodh edhe me jastëkun tonë të preferuar.

Jastëku është mjaft i rëndësishëm për të gjithë, qoftë për rehatinë, por edhe për higjienën. Ndaj këshillohet që mos të përdorni më shumë se sa 2-3 vjet të njëjtin jastëk.

Zëvendësim, çdo vit

Shumë prej nesh nuk mund të flenë rehat pa jastëkun e tyre të preferuar dhe shpeshherë për shkak të kësaj, neglizhohet edhe larja e tij. Për të mos folur për ndërrimin. Por specialistët e higjienës këmbëngulin: “Jastëkët e përbërë nga materiale që nuk lahen, duhen ndërruar çdo vit. Gjumi në jastëkë me pluhur të mbledhur prej vitesh dhe mikrobe mund të shkaktojë akne, puçrra, njolla në lëkurë, alergji, ose të nxitin përkeqësimet e atyre që vuajnë nga frymëmarrja apo astma. Ndërsa përsa u përket jastëkëve që lahen, rekomandohet të lahen në 60 gradë dhe më pas të hekurosen”.


Shtuar 23.03.2021 09:57