Bajrami paralajmëron se po rrezikohet jeta, i kërkon Kurtit reagim urgjent për zjarrin në deponinë e Sferkës

Hykmete Bajrami, deputete e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i ka kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të ndërhyjë pa vonesë për gjendjen e shkaktuar nga zjarri në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Pejës. Ajo ka paralajmëruar se situata mund të sjellë pasoja të rënda për mjedisin dhe shëndetin.

Të lidhura

None found

Përmes një reagimi publik, Bajrami bëri të ditur se, bazuar në informacionet e fundit, disa nga protestuesit dhe punëtorët e angazhuar në përpjekjet për shuarjen e flakëve janë helmuar.

Ajo kritikoi mënyrën se si institucionet përgjegjëse e kanë trajtuar rastin, duke deklaruar se nuk është shënuar reagim nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Sipas Bajramit, Kurti duhet të sigurojë menjëherë bashkërendim të plotë ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, brigadave të zjarrfikësve dhe Komunës së Pejës. Qëllimi, siç theksoi ajo, është vënia në dispozicion e të gjitha kapaciteteve shtetërore për shuarjen e zjarrit dhe përballimin e kësaj emergjence.

Bajrami vlerësoi se ndërhyrjet e deritanishme nga Komuna e Pejës dhe ndërmarrja “Ambienti” nuk kanë qenë të mjaftueshme, ndërsa zjarri po vazhdon prej gjashtë ditësh.

Një kërkesë tjetër ajo ia drejtoi kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, nga i cili kërkoi aktivizimin e të gjithë mekanizmave në nivel komunal për t’i dhënë fund asaj që e cilësoi si “katastrofë ekologjike”.

Deputetja e zgjedhur njoftoi gjithashtu se më herët kishte paraqitur kallëzim penal te Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, me kërkesën që të hetohet neglizhenca institucionale në lidhje me këtë rast.

Ajo theksoi se, nëse në vend ka mbetur qoftë edhe një prokuror që zbaton ligjin, atëherë dikush duhet të mbajë përgjegjësi penale për këtë katastrofë.

Raportohet se disa punëtorë janë helmuar gjatë angazhimit në deponinë e Sferkës së Pejës dhe janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Sipas raportimeve, helmimi lidhet me djegien e mbeturinave që po ndodh prej një kohe në këtë deponi. Situata ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, ndërsa gjendja në Sferkë të Pejës ka nxitur edhe reagime të shumta në vend.


Shtuar 20.07.2026 22:43

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet