Çedomir Stojkoviq, avokati i kryetarit të Partisë Republike Serbe, Nikolla Sanduloviq, ka thënë se klienti i tij është arrestuar nga shërbimi sekret serb (BIA).
Arsyeja e arrestimit të tij, ishte vizita e Sanduloviq në Prekaz vitin e kaluar ku edhe kishe kërkuar falje për krimet e Serbisë.
Politikani republikan serb më 2 janar të këtij viti e kishte shkruar një postim në platformën “X”, ku kishte rikthyer mesazhin për vizitën e tij në Prekaz që kishte ndodhur në shkurtit të viti të kaluar.
”Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekazi. Kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar Sanduloviq të martën.
Por sipas avokatit të tij, ky postim është bërë shkak i arrestimit, transmeton Gazeta Express.
”Vetëm 1 ditë pas postimit të tij në rrjetin X ku shpreh ngushëllimet e tij për shqiptarët në Kosovë për eliminimin e 50 anëtarëve të familjes Jashari në vitin 1998, dhe vetëm 1 minutë pasi media e regjimit filloi një fushatë të orkestruar urrejtjeje kundër tij për shkak të atij postimi – fjali të thjeshta që shprehin ngushëllime”, ka shkruar ai.
Serbia në dhjetor të këtij viti ka mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe pjesërisht lokale, të cilat u kontestuan nga organizatat kredibile ndërkombëtare që i monitoruan ato.
Kjo ka bërë që perëndimi ta kritikojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq ka qasje destruktive ndaj Kosovës, por edhe ndaj politikanëve në Kosovë dhe Serbi që e njohin pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 17 shkurt 2008 dhe e konsideruar si e ligjshme me të drejtën ndërkombëtare nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND). /Gazeta Express