Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, ambasadori i SHBA në Beograd: Nuk ka alternativë më të mirë! Në tavolinë po diskutohet për…

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, në një prononcim për media nga Komuna e Preshevës ka folur veç të tjerash, për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Hill ka thënë se kur vije puna për Asociacionin dhe temat tjera që janë në tavolinë, nëse do të kishte një zgjidhje më të mirë sigurisht që do të shfaqte interesim, megjithatë shton se për momentin nuk mendon se ka një zgjidhje më të mirë.

“Dhe një pikë tjetër për Asociacionin dhe gjërat tjera që janë në tavolinë, nëse do të mendoja se do të kishte një zgjidhje më të mirë do të shprehja interesim, por në këtë moment nuk mendoj se ka një zgjidhje më të mirë që është në tavolinë sot”, ka thënë ambasadori amerikan.


Shtuar 31.01.2024 14:23