Asnjë vdekje nga Covid-19 në Kosovë, sa raste të reja u shënuan sot

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 358 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shëruar 160 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.532. Në total numri i rasteve aktive është 3.837.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.685 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.713.150 doza të vaksinës. Deri më sot 795.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 15.01.2022 15:25