Arrestohet në Stamboll Liridon Rexhepi, dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi

Intelegjenca turke (MIT), ka arrestuar shtetasin kosovar, Liridon Rexhepi nën dyshimin se ka punuar për rrjetin e inteligjencës izraelite, Mossad.

Arrestimi i tij është realizuar nga inteligjenca turke në kuadër të një operacioni të fshehtë.

Shtetasi Liridon Rexhepi, i identifikuar si kreu i rrjetit financiar të Mossad-it në Turqi nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT), u arrestua nga Departamenti i Antiterrorit i Policisë së Stambollit.

Sipas mediave turke Organizata Kombëtare e Inteligjencës përcaktoi se Rexhepi ishte personi që menaxhonte rrjetin financiar të MOSSAD në Turqi.

Rexhepi u transferonte para agjentëve në terren në Turqi, të cilët kryenin xhirime me dron, operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe grumbullonin informacione për fushën siriane, nën udhëzimet e Shërbimit Informativ të Izraelit.

Është konstatuar se Rexhepi ka bërë transferta të shumta parash tek agjentët në terren në Turqi përmes Western Union. Të gjitha aktivitetet e Rexhepit, përfshirë lëvizjet e dyshimta në llogaritë e tij, janë monitoruar.

Rexhepi është monitoruar hap pas hapi dhe aktivitetet e tij janë regjistruar që nga hyrja e tij në Turqi më 25 gusht 2024. Pas kësaj faze është vendosur koordinimi me Degën e Kundër Terrorizmit dhe Operacioneve të Policisë së Stambollit.

Rexhepi u ndalua nga Dega e Antiterrorizmit dhe Operacioneve të Departamentit të Policisë së Stambollit më 30 gusht.

Rexhepi, i cili pranoi se kishte bërë transferta parash në deklaratën e tij në komisariat, u arrestua nga gjykata dhe u dërgua në burg.

Si rezultat i operacioneve të kryera nga MİT, është konstatuar se MOSSAD ka transferuar para për personelin e saj në terren në Turqi nga vendet e Evropës Lindore, veçanërisht nga Kosova.

Zbulimi

U zbulua se agjentët në terren në Turqi po i përdornin paratë që merrnin nga MOSSAD në fushën siriane.

Si rezultat i gjurmimit të parave, u konstatua se agjentët në terren në Turqi po i transferonin paratë që vinin nga Kosova përmes Western Union në burimet e tyre nëntokësore në Siri.

Gjithashtu u zbulua se agjentët në terren në Turqi po kryenin pagesa për burimet e tyre në Siri duke përdorur kriptovaluta.


Shtuar 3.09.2024 12:09