Albin Kurti: Vrasja mizore e Lulzim Fejzullahut duhet të jetë alarm për të gjithë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar për ngushëllim në familjen e 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu në Podujevë.

Kurti ka thënë se vrasja mizore e Lulzim Fejzullahut duhet të jetë alarm për të gjithë.

“Vrasja mizore e Lulzim Fejzullahut duhet të jetë alarm për të gjithë, përfshirë institucionet, për të punuar më shumë me të rinjtë dhe të rejat, që të orientohen sa më shumë drejtë arsimimit dhe edukimit, në mënyrë që të mos e shohin dhunën si zgjidhje dhe që të qëndrojnë sa më larg sjelljeve agresive dhe akteve të dhunës që mund të përfundojnë me pasoja tragjike”, ka thënë Kurti.


Shtuar 23.01.2024 23:38