Aktakuzë për planifikimin e vrasjes në Pejë: 30 mijë euro për ekzekutimin dhe 7 mijë euro për plagosjen

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur më 17 korrik 2026 aktakuzë ndaj Adem Helshanit, Qëndrim Elshanit, Mentor Dreshajt, Leon Dizdarit, Ardian Gashit dhe Faruk Osajt. Të gjashtë akuzohen për përfshirje në një grup të organizuar kriminal dhe vepra të tjera penale.

Të lidhura

None found

Dokumenti i siguruar nga “Betimi për Drejtësi” përfshin veprimtarinë e të pandehurve nga korriku i vitit 2024 deri më 29 janar 2025. Sipas Prokurorisë, ata kanë funksionuar si grup i organizuar kriminal me synim përfitimin e drejtpërdrejtë pasuror dhe kanë zhvilluar veprime të vazhdueshme kriminale.

Adem Helshani, i cili jeton jashtë Republikës së Kosovës, dyshohet se e ka krijuar, drejtuar dhe kontrolluar grupin. Qëndrim Elshani, ndërkaq, sipas aktakuzës, ka pasur rolin e ndërmjetësit, duke përcjellë urdhrat dhe duke siguruar paratë dhe armët.

Takimet e anëtarëve dhe koordinimi i veprimeve janë zhvilluar kryesisht në Pejë, përfshirë shtëpinë e Mentor Dreshajt dhe Leon Dizdarit në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Një prej rasteve të përfshira në aktakuzë lidhet me 1 qershorin 2024, kur Faruk Osaj, sipas planit të parapërgatitur, dyshohet se i vuri zjarrin kamionetës së Blerim Elshanit në fshatin Baicë të Istogut. Dëmi material vlerësohet në rreth 9 mijë euro, ndërsa Osaj dyshohet se e kërcënoi edhe me jetë të dëmtuarin.

Gjatë viteve 2024 dhe 2025, për shkak të një kontesti pronësor, Adem Helshani dyshohet se e ka kërcënuar në disa raste Jeton Buqukun. Fillimisht, ai i ka kërkuar 1 milion euro, ndërsa më pas e ka kërcënuar se do t’ia digjte lokalin dhe ka ushtruar presion të vazhdueshëm psikik, me synim që ta detyronte të vepronte në dëm të pasurisë së tij.

Sipas aktakuzës, në dhjetor 2024 dhe janar 2025, Qëndrim Elshani, Leon Dizdari, Mentor Dreshaj, Faruk Osaj dhe Ardian Gashi, duke vepruar në bazë të udhëzimeve të Adem Helshanit, ndërmorën hapa konkretë për vrasjen e Shkodran Hysenit. Po ashtu, ata dyshohet se planifikuan plagosjen ose vrasjen eventuale të Jeton Buqukut dhe Egzon Buqukut.

Prokuroria pretendon se motivet ishin të ulëta dhe se qëllimi ishte forcimi i pozitës së grupit kriminal, frikësimi i viktimave dhe detyrimi i tyre për të vepruar kundër interesave të veta pasurore.

Pas takimeve të mëparshme dhe vëzhgimit të lëvizjeve të të dëmtuarve, më 28 janar 2025, në Nabërgjan të Pejës, Leon Dizdari dhe Mentor Dreshaj takuan Ardian Gashin për ta përfshirë në vrasjen e Shkodran Hysenit.

Në atë takim, sipas aktakuzës, u përcaktua që Gashit t’i paguheshin 30 mijë euro nëse kryente vrasjen e Hysenit. Në rast se ai vetëm do ta plagoste, pagesa do të ishte 7 mijë euro.

Më 29 janar 2025, rreth orës 20:00, pranë hekurudhës në fshatin Nabërgjan të Pejës, Leon Dizdari dhe Mentor Dreshaj dyshohet se ia dorëzuan Ardian Gashit një armë automatike të tipit AK-47, e cila do të përdorej për realizimin e planit.

Plani nuk u realizua, pasi, sipas Prokurorisë, ndërhyrja e Policisë së Kosovës dhe arrestimi i të dyshuarve e ndaluan kryerjen e vrasjes.

Prokuroria: Të pandehurit kishin role të përcaktuara

Në përfundimet e aktakuzës, Prokuroria Speciale thekson se materialet e mbledhura gjatë hetimit krijojnë dyshim të bazuar mirë se gjashtë të pandehurit kanë bashkëpunuar brenda një grupi kriminal të organizuar.

Këtë vlerësim, sipas Prokurorisë, e mbështesin përgjimet e telekomunikimeve, monitorimet audio dhe video, raportet e vëzhgimit fizik, procesverbalet e bastisjeve dhe sekuestrimeve, provat materiale, ekspertizat dhe dëshmitë e dëshmitarëve.

Kur analizohen së bashku, këto prova, sipas organit të akuzës, tregojnë mënyrën e organizimit të grupit, ndarjen e detyrave dhe kontributin e secilit të pandehur.

Adem Helshani përshkruhet si organizatori dhe drejtuesi i grupit, ndërsa Qëndrim Elshani dyshohet se ka kryer funksionin e koordinatorit operacional.

Mentor Dreshaj dhe Leon Dizdari, sipas Prokurorisë, janë marrë me mbështetjen operative dhe logjistike. Ardian Gashi ka pranuar të realizojë objektivin kriminal, ndërsa Faruk Osaj dyshohet se ka marrë pjesë në veprimet e grupit, përfshirë zjarrvënien.

Prokuroria Speciale e përshkruan veprimtarinë e të pandehurve jo si rezultat të një marrëveshjeje të momentit, por si funksionim të një strukture të organizuar, me detyra të ndara, koordinim të vazhdueshëm dhe objektiv të përbashkët kriminal.

Në aktakuzë thuhet se gjatë procedurës hetimore janë respektuar garancitë procedurale të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale dhe se provat janë siguruar në përputhje me ligjin.

Sa u përket deklarimeve të të pandehurve, Prokuroria thotë se ato janë shqyrtuar në raport me provat materiale. Megjithatë, vlerësimi i saj është se deklaratat nuk mbështeten nga provat e siguruara dhe se kanë për qëllim shmangien ose zbutjen e përgjegjësisë penale.

Adem Helshani akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, të përcaktuar në nenin 277, paragrafi 2, të KPRK-së.

Qëndrim Elshani, Leon Dizdari, Ardian Gashi, Faruk Osaj dhe Mentor Dreshaj akuzohen për të njëjtën vepër penale, sipas nenit 277, paragrafi 1, të KPRK-së, në lidhje me veprat “Veprimet përgatitore në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë”, “Detyrimi”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Zjarrvënia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Speciale ka konstatuar se ekziston bazë e mjaftueshme faktike dhe juridike për ngritjen e aktakuzës dhe ka kërkuar që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen.


Shtuar 21.08.2026 17:45

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisGrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbet