Juventusi mbyll pas gjashtë vitesh kapitullin zhgënjyes me Arthur Melon

Juventusi ka bërë të ditur zyrtarisht se ka ndërprerë kontratën me mesfushorin brazilian Arthur Melo, duke i dhënë fund bashkëpunimit mes palëve.

Arthur u kthye në Torino pas huazimit njëvjeçar te Gremio, por që nga sezoni 2021/22 nuk kishte luajtur në asnjë ndeshje zyrtare me “Bianconerët”. Sipas klubit italian, vendimi sjell një efekt negativ ekonomik prej rreth gjashtë milionë eurosh, për shkak të përshtatjes së vlerës neto kontabël të të drejtave për shërbimet sportive të futbollistit.

Të lidhura

None found

Braziliani u transferua te Juventusi në verën e vitit 2020, pasi mbërriti nga Barcelona në një marrëveshje ku përfshihej edhe Miralem Pjanic, si dhe një shumë parash.

Në total, Arthur zhvilloi 63 paraqitje në të gjitha kompeticionet me skuadrën torineze, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asistim.

Megjithatë, aventura e tij në Torino nuk rezultoi ashtu siç pritej. Gjatë katër viteve të fundit të kontratës, mesfushori u dërgua në huazim te Liverpooli, Fiorentina, Girona dhe Gremio.

Asnjë nga këto klube nuk e bleu përfundimisht kartonin e tij, ndaj Arthur u rikthye herë pas here te Juventusi.

Kështu, gjashtë vjet pas ardhjes së tij nga Barcelona, Juventusi dhe Arthur Melo kanë zyrtarizuar ndarjen e tyre.


Shtuar 21.08.2026 17:40

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisGrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbet