Këshilli Bashkiak i Cërrikut zhvilloi mbledhjen për hartimin e kalendarit të dëgjesave publike që lidhen me Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë diskutimeve të para, këshilltarët e djathtë kundërshtuan përfshirjen e Cërrikut në Bashkinë Elbasan, ndërsa përfaqësuesit e së majtës nuk artikuluan një qëndrim të qartë.
Kryetari i Bashkisë Cërrik, Florenc Doka, zgjodhi të mos shprehej përfundimisht mbi këtë çështje. Ai tha se qëndrimin e tij për Reformën Territoriale do ta bëjë të ditur pasi të përfundojnë dëgjesat publike.
Të lidhura
None found
Sipas reformës, Cërriku dhe Belshi parashikohet të bashkohen me Bashkinë Elbasan. Nisma ka hasur kundërshtime edhe më herët në Cërrik, ku janë organizuar protesta dhe janë mbledhur firma përmes peticioneve.
