Chelsea pranë rekordit për Morgan Rogers, Arsenali humbet betejën

Chelsea është shumë pranë sigurimit të shërbimeve të Morgan Rogers, pasi ka arritur një marrëveshje verbale me Aston Villan për transferimin e mesfushorit ofensiv.

Burime pranë zhvillimeve, që kanë preferuar të mbeten anonime, bëjnë të ditur se Aston Villa ka pranuar një ofertë prej afërsisht 137 milionë eurosh. Megjithatë, detajet e fundit të operacionit ende nuk janë mbyllur plotësisht.

Të lidhura

None found

23-vjeçari ka rënë dakord edhe për kushtet personale me klubin londinez. Kontrata e tij gjashtëvjeçare do ta lidhë me “Stamford Bridge” deri në vitin 2032, me mundësinë e shtimit të një sezoni tjetër. Kontrolli mjekësor pritet të kryhet të hënën.

Rogers e ka bërë të qartë dëshirën për t’iu bashkuar Chelseat. Projekti i klubit, si edhe emërimi i Xabi Alonsos si trajner i ri, kanë ndikuar në vendimin e lojtarit.

Interes për reprezentuesin anglez kishte shfaqur edhe Arsenali, por futbollisti ka vendosur që Chelsea të jetë zgjedhja e tij e parë.

Nëse transaksioni përfundon, Rogers do të bëhet përforcimi më i kushtueshëm në historinë e Chelseat. Shifra prej rreth 137 milionë eurosh do të tejkalonte 121 milionë eurot që klubi pagoi për Enzo Fernandez nga Benfica gjatë afatit kalimtar të janarit 2023.

The Athletic raportoi në qershor se largimi i Rogers nga Aston Villa gjatë kësaj vere pritej si mundësi reale, ndërsa Chelsea dhe Arsenali ishin ndër klubet që e ndiqnin situatën e tij.

Marrëveshja aktuale e lojtarit me Aston Villan është e vlefshme deri në vitin 2030. Ai e rinovoi kontratën në nëntor të vitit 2024, duke i shtuar edhe një vit marrëveshjes së mëparshme dhe duke e afruar pagën e tij me peshën që kishte marrë në ekipin e Unai Emeryt.

Rogers iu bashkua Aston Villës në shkurt të vitit 2024, kur u transferua nga Middlesbrough për 8.2 milionë euro si tarifë fillestare, me rreth 9.4 milionë euro të tjera të parashikuara në bonuse. Middlesbrough mban gjithashtu 20 për qind nga një shitje e ardhshme e futbollistit.

I formuar në akademitë e West Bromwich Albion dhe Manchester Cityt, Rogers është kthyer në një prej mesfushorëve ofensivë më në formë të Ligës Premier gjatë dy sezoneve të fundit. Me Aston Villan, ai ka regjistruar 31 gola dhe 29 asistime në 125 paraqitje.


MatbetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcio