Adelina Tahiri “tërbohet” mes luksit në ditëlindje, i nxjerr gishtin e mesit ndjekësve (FOTO LAJM)

Këngëtarja Adelina Tahiri, ka festuar një ditë më parë 29-vjetorin e lindjes. Përveç urimeve të shumta që ka marrë nga njerëzit e saj të dashur dhe fansat, ajo ka organizuar edhe një festë të madhe.

Në një sallon të mbushur me tullumbace dhe lule ajo i uron vetes “Gëzuar Ditëlindjen” nëpërmjet një postimi në Instagram.

Në ditën e saj speciale Adelina është surprizuar me buqeta me trëndafila dhe dhurata luksoze teksa duket mjaft e lumtur.

Më pas Adelina ka ndarë me ndjekësit edhe disa foto të tjera ku shfaqet e veshur me një rrobdeshambër ku në të shkruhet “Mbretëreshë”. Madje në foton e parë ajo shfaqet me gishtin e mesit lart, e bashkëngjitur me këto poza shkruan: “Pak foto për hejteRAT”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adelina Tahiri Markov (@adelina_tahiri1)


Shtuar 5.04.2021 09:57