Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, deklaroi se kandidatët e shqyrtuar gjatë takimit me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmbushin parimet që palët kishin dakorduar më parë për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.
None found
Sipas Abdixhikut, të gjithë emrat e paraqitur janë, në shkallë të ndryshme, në linjë me kriteret e përcaktuara deri tani. Ai e vlerësoi këtë zhvillim si një përparim në negociata dhe konfirmoi se bisedimet do të vijojnë.
Kreu i LDK-së nuk bëri të ditur se cilët emra janë propozuar. Ai tha se në këtë fazë nuk mund të flasë për kandidatura konkrete, ndërsa paralajmëroi një takim tjetër mes palëve për të përmbyllur diskutimet dhe për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës.
Abdixhiku u ndal edhe te procesi i konstituimit të Kuvendit, për të cilin tha se LDK-ja përballet ende me paqartësi të thella kushtetuese.
Ai e përshkroi LDK-në si garanci institucionale, duke nënvizuar se kjo parti as nuk mund ta konstituojë e vetme Kuvendin dhe as nuk e thërret seancën e tij. Në kushtet aktuale, sipas tij, e vetmja gjë që LDK-ja mund të bëjë është të tregohet e arsyeshme në përpjekjet për zgjedhjen e presidentit.
Abdixhiku theksoi gjithashtu se LDK-ja do të marrë pjesë në negociata duke iu përmbajtur identitetit dhe qëndrimeve të veta politike.
Ai kërkoi që të pranohet një LDK e tillë, duke deklaruar se partia, në këto diskutime, shprehet me bindje të plotë për vlerat që ka përfaqësuar historikisht gjatë 37 vjetëve.
Takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut u mbajt në Kuvendin e Kosovës. Palët pritet të zhvillojnë takime të tjera, me synimin për të arritur një marrëveshje rreth zgjedhjes së presidentit të ardhshëm.
Keidi BareKeidi Bare feston sot ditën e tij më të veçantë të jetës, ditëlindjen dhe mbush 29-vjeç [...]Read More...
Deputetja nga Aleanca, Teuta Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë për vonesën në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore, vetëm pak ditë…
Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme në Gjoricë të Poshtme në Bulqizë, ku një vajzë 7-vjeçe u…
Në seancën gjyqësore ndaj Xhelal Sveçlës për rastin e gazit lotsjellës, mbrojtja ka hequr dorë nga marrja në pyetje e…
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me rastin e…
Seanca për Ergys Agasin, që sapo kishte nisur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për…