Categories: kosovë

Haxhiu kritikon vonesën e subvencionimit të teksteve shkollore: Dështim dhe papërgjegjësi e Qeverisë

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë për zvarritje të procesit të subvencionimit të teksteve shkollore, ndërsa fillimi i vitit të ri shkollor është vetëm pak ditë larg.

Të lidhura

None found

Sipas Haxhiut, kjo situatë dëshmon neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie nga pushteti, me theks të veçantë ndaj ministrit Hajrullah Çeku, i cili aktualisht është deputet.

“Kjo konferencë është thirrur për të denoncuar neglizhencën dhe papërgjegjësinë e pushtetit, veçanërisht të ministrit Çeku, përkatësisht deputetit Çeku, i cili nuk ka përmbushur detyrimet e përcaktuara me Ligjin për Arsimin Parauniversitar dhe me Udhëzimin Administrativ 13/2026 për subvencionimin e teksteve mësimore për nxënësit e Kosovës”, deklaroi ajo.

Haxhiu theksoi se nxënësit duhej ta nisnin vitin shkollor të përgatitur në çdo nivel. Ajo e cilësoi miratimin e katalogut më 27 gusht si një vendim të vonuar, që ka shtuar presionin mbi prindërit, të cilët kanë pritur që fëmijët e tyre të pajisen me tekste në kohë.

Deputetja tha se Ministria e Arsimit ka pasur një kalendar të përcaktuar për procedurat. Sipas saj, në muajin qershor duhej të krijohej komisioni për negocimin e çmimeve me shtëpitë botuese, ndërsa katalogu më pas duhej t’u dërgohej drejtorive komunale dhe prej tyre shkollave. Haxhiu kujtoi se drejtoritë komunale duhej t’i dorëzonin raportet përfundimtare në ministri deri më 15 korrik.

“Afati i fundit për përgatitjen dhe dërgimin e raporteve nga drejtoritë komunale ka qenë 15 korriku. Duke parë kohën nga 15 korriku deri më 27 gusht, kuptohet qartë se ka pasur hapësirë të mjaftueshme për përgatitje. Mosveprimi nuk mund të shpjegohet ndryshe veçse si papërgjegjësi totale. Për gjashtë vjet, këta njerëz e kanë ushtruar detyrën sikur të ishin praktikantë dhe po vazhdojnë të veprojnë në të njëjtën mënyrë”, u shpreh Haxhiu.

të fundit

Rexhbeçaj kthehet te Kosova pas katër ndeshjesh mungesë

Elvis Rexhbeçaj është rikthyer në listën e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, pas mungesës…

3 minutes ago

Trençevska questions whether Sllaveski’s appointment as governor was linked to the Alta Bank process

"Skenari i errët në Maqedoni filloi me dhënien e licencës për Alta Bankën", tha nënkryetarja e LSDM-së Jovana Trençevska, duke…

4 minutes ago

Christy McCormick nominated as U.S. ambassador to North Macedonia

Christy McCormick nga Kalifornia është propozuar për postin e ambasadores së jashtëzakonshme dhe fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës…

4 minutes ago

Sterilization case / Former health minister Ilir Beqaj appears before GJKKO

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të…

4 minutes ago

Killed by his wife and son: New details emerge in Bulqizë killing, with a third person suspected of involvement

Ngjarja e rëndë e vrasjes së 62-vjeçarit, Urim Fikut, në fshatin Godfi të Bulqizës, ka marrë një tjetër rrjedhë. Detaje…

5 minutes ago

Accident in Gramsh: Two cars collide, injuries reported

Paraditen e sotme, jë aksident rrugor është regjistruar në Gramsh, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, dy…

5 minutes ago