Categories: kosovë

Abdixhiku: LDK-ja nuk largohet nga parimet e shpallura publikisht

Pas një takimi mbi treorësh me liderin e LVV-së, Albin Kurti, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi se bisedimet ishin konstruktive, ndonëse nuk prodhuan ndonjë marrëveshje konkrete, raporton KosovaPress.

Të lidhura

None found

Abdixhiku bëri të ditur se dialogu do të vazhdojë gjatë ditëve të ardhshme, me qëllim që diskutimet të bëhen më të hollësishme dhe më përmbajtjesore. Sipas tij, në takim u trajtuan çështje programore, politike dhe strategjike që lidhen me të ardhmen e Republikës së Kosovës.

Ky ishte takimi i dytë mes dy palëve pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Kreu i LDK-së tha se partia e tij po merr pjesë në këto bisedime me vullnet të mirë, duke respektuar plotësisht rezultatet zgjedhore dhe duke synuar shmangien me çdo kusht të zgjedhjeve të reja, të cilat do të ishin të katërtat brenda më pak se dy vjetësh.

Ai vlerësoi se një angazhim i tillë nuk mbron vetëm interesat e LDK-së, por edhe ato të Republikës së Kosovës, e cila, sipas tij, ka më shumë nevojë për punë dhe stabilitet institucional sesa për dramë politike.

Abdixhiku ritheksoi se LDK-ja vazhdon t’u përmbahet parimeve të prezantuara më herët në publik. Parimi i parë, sipas tij, është arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që garanton stabilitetin institucional, ndërsa i dyti lidhet me sigurimin e balancës demokratike brenda institucioneve të Republikës.

Në këtë balancë demokratike, theksoi ai, LDK-ja duhet ta ndiejë veten të përfaqësuar. Në të kundërtën, kontributi i partisë dhe konstelacioni politik i krijuar rreth saj nuk do ta kishin forcën dhe fuqinë e nevojshme.

Kryetari i LDK-së paralajmëroi se mungesa e një zgjidhjeje politike do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja. Ai tha se takimet do të vazhdojnë me të njëjtin vullnet të mirë, pasi nëse nuk ndërmerret asgjë, zgjedhjet e reja mbeten e vetmja gjë e garantuar.

Sipas Abdixhikut, një zhvillim i tillë nuk do të ishte lajm i mirë as për popullin e Kosovës dhe as për partitë politike. Për këtë arsye, LDK-ja po merr pjesë në diskutime dhe po përpiqet të japë kontributin më të mirë, duke pasur parasysh interesin e vendit dhe politikat që përfaqëson.

Ai sqaroi se deri tani nuk është biseduar për emra konkretë, sepse diskutimet vazhdojnë të jenë në nivel parimor. Abdixhiku shtoi se LDK-ja do të këmbëngulë në ruajtjen e demokracisë së Kosovës dhe, në rast të një partneriteti me palën tjetër, në përfaqësimin e saj të duhur.

Sa i përket procesit të konstituimit të Kuvendit, Abdixhiku tha se LDK-ja ka kërkuar që ai të vazhdojë pa vonesa nëse deri më 6 gusht nuk ndodh asnjë zhvillim. Sipas tij, në një situatë të tillë nuk ka arsye të pritet më tej.

Ai theksoi se LDK-ja nuk ka pretendime për postin e kryetarit të Kuvendit, të cilin e cilësoi si një pozitë ceremoniale që, ashtu siç përcakton Kushtetuta, duhet të pasqyrojë propozimin e partisë së parë. Në këtë kuadër, LDK-ja do ta paraqesë emrin e saj për postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Për çështjet e tjera, Abdixhiku tha se ekziston një afat kohor shtesë, por nënvizoi se sa më shpejt të gjendet një zgjidhje, aq më mirë do të jetë. Ai shtoi se Kosova përballet me shumë probleme dhe sfida, ndaj nevojiten zgjidhje konkrete.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e 11-të është thirrur më 6 gusht, duke filluar nga ora 10:00.

të fundit

Kurti shpreh gatishmëri për takime me Hamzën dhe Gjinin

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nënkryetarin…

7 minutes ago

Pas 66 ditësh revoltë dhe qëndresë, protestuesit përmbyllin tubimin: “Nesër më shumë”, Rama të japë dorëheqjen

TIRANË- 66 ditë, protestë, revoltë, qëndresë, rezistencë dhe kërkesa të panegocieushme, duke nisur që nga dorëheqja e Ramës dhe qeveria…

8 minutes ago

Pogradeci nuk ndalet në merkato, zyrtarizon ish-mbrojtësin e Dinamos dhe portierin 24-vjeçar të Besës

PogradeciNdërsa përgatitjet për sezonin e ri janë duke ecur me ritme të mira dhe premtuese, Pogradeci ka njoftuar para pak…

11 minutes ago

Besa vijon përforcimet, kavajasit zyrtarizojnë 19-vjeçarin Sadiqov

Kamil SadiqovBesa ka zyrtarizuar afrimin e radhës në merkato, duke prezantuar mesfushorin Kamil Sadiqov [...]Read More...

17 minutes ago

Adeyemi, Yamal dhe Raphinha, treshja që e shndërron sulmin e Barcelonës në një kërcënim të madh

Barcelona ka ndërtuar një repart ofensiv që në letër konsiderohet ndër më të frikshmit në Evropë për sezonin 2026/27.Me afrimet…

17 minutes ago

Vrasja e 38-vjeçares britanike në Greqi, boksieri afgan dyshohet se fshehu trupin në valixhe dhe mashtroi familjarët e saj

Një 26-vjeçar afgan, kampion boksi në Greqi, akuzohet se vrau një 38-vjeçare britanike në Athinë dhe më pas u përpoq…

17 minutes ago