Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, bëri të ditur se gjatë takimit me Vjosa Osmanin dhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk është folur për kandidatë konkretë për presidentin e ardhshëm të Kosovës. Sipas tij, diskutimi është përqendruar te parimet dhe te mënyra për të siguruar konsensusin e domosdoshëm për zgjedhjen e presidentit.
None found
I pyetur nëse në takim është trajtuar mundësia e një mandati të ri për Vjosa Osmanin, Kurti nuk pranoi të komentojë emra të veçantë, duke nënvizuar se vëmendja aktuale është te konceptet dhe vizioni politik.
“Ne besojmë që fryma dhe germa e Kushtetutës është për një president që është shprehje e unitetit të popullit dhe, në këtë kuptim, duhet të jetë konsensual. Jemi të interesuar që ta kemi numrin maksimal të mundshëm të deputetëve që do të qëndrojnë në sallë”, tha Kurti.
Ai përmendi se edhe më herët janë lakuar emra si Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti për detyrën e presidentit, por shtoi se çështja kryesore mbetet sigurimi i kuorumit me të paktën 80 deputetë.
“Mund të zgjedhim ndonjë emër të përveçëm, por numri 80, që është minimumi, është vështirë i arritshëm. Prandaj përqendrimi ynë nuk ka qenë te emrat e përveçëm për president, por te konceptet, parimet dhe vizioni përpara, si dhe te mënyra se si të maksimizohet numri i deputetëve që do të jenë të pranishëm në ditën vendimtare të zgjedhjes së presidentit”, deklaroi Kurti.
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione të reja kundër Iranit në përgjigje të sulmeve të reja ndaj anijeve ndërkombëtare në…
Qytetarët vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, në ditën e 41-të të protestave kundër…
Euromabsadori Mihalis Rokas në vizitën e tij në Komunën e Kërçovës është njoftuar për së afërmi me sfidat e këtij…
Mikel MerinoSpanja ka fituar përballë Belgjikës, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Botërorit 2026 [...]Read More...
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione të reja kundër Iranit në përgjigje të sulmeve të reja ndaj anijeve ndërkombëtare në…
Zvicra do të jetë pa Johan Manzambin në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës, ka konfirmuar përzgjedhësi Murat Yakin.Në…