Milot Rashica ka ndryshuar skuadër dhe kampionat. Mesfushori nga Kosova sezonin e ardhshëm do të luajë në kampionatin anglez Premierligës pasi e ka kompletuar kalimin e tij nga Werder Brememni në Norwich City.
Tre vite e gjysëm Rashica i kaloi në Bundesligën gjermane ku nuk munguan golat dhe paraqitjet fantastike nga ana e tij për Werderin, përcjellë KosovaPress.
Skuadra gjermane e ka cilësuar si “të paharruar” Rashican dhe në rrjetin social Twitter ata kanë postuar një video me top-10 golat e tij për këtë skuadër të cilat edhe mund t’i shikoi më poshtë: