Rama-BE-së: Nuk kemi nevojë vetëm për kritika, por dhe për mbështetje financiare që diferenca mes nesh mos jetë kaq e madhe

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.

Gjatë fjalës së tij në panelin e përbashkët me liderët e rajonit, Rama theksoi se vendet e rajonit që aspirojnë për tu bërë pjesë e BE-së, përveç kritikave kanë nevojë dhe për mbështetje financiare, që diferenca mes qytetarëve mos jetë kaq e madhe.

Si autobus edhe unë jam më shumë otpimist, por ëhstë më mirë se sa një avion rus. Së pari dua të falenderoj Robertin dhe Charlin, jo sepse di të jem një diplomat i mirë, sepse nuk jam, pasi patm një mikëpritje shumë të ngrohtë. Jam shumë i lumtur që të shoh lider dhe politikanë që të flas me të njësoj, faleminderit Charl. Ishte momenti për të thënë se ajo që Charli tha do të materializoh sa i përket disa hapave progresivë, jo se besoj se n 2030 ne do të jemi në BE, por për disa prej hapave kjo do të ishte shumë e mirë. Në konvergjencën për BE-në duhet të kuptojmë se boshllëku i kontributeve për frymë drejt këtij rajoni dhe shteteve të Ballkanit perënimor ëhstë më shumë se 130 euro për 6 prej nesh këtu dhe më shumë se 4 mijë euro prej dy prej nesh këtu. KJo duhet zgjidhur me disa hapa konkretë, dhe duhet konsideruar që kjo duhet të jetë e gjith. Për të gjitha vendet që hyjnë drejt BE-së duhet të jenë edhe këto gjëra mes procesit. Jo thjeshtë vetëm reforma dhe kritika, por edhe mbëhstetje sa më konsistente. Nuk po them vetëm nga ana financiare por dhe nga ana e aksesit në tregun e përbashkët dhe hapësira më të mëdha për ndërmarrjet tona. të gjithë duhet ta kemi parasysh se çfarë po ndodh në këto vite në këto vende ëhstë e ne në Berlin folëm për infrastrukturën, dhe nga ana tjetër merreni me mend se kush po e ndërton infrastrukturën, kinezët, amerikanët, arabët. Gjithmonë kam menduar se të punosh fals për 50 vite kundër perëndimit, Enver Hoxha na bëri më shumë proamerikanë”, tha Rama.


Shtuar 28.08.2023 15:17

Tags: , , ,