“Mos u lodh kot se nuk gjen zgjidhje”, gazetari denoncon abuzimet e “ONE Albania”: Paguaj për shërbimin, por nuk punon prej janarit

Kompania “ONE Albania” është bërë një shqetësim serioz për klientët e saj javët e fundit, teksa shumë qytetarë kanë shprehur publikisht indinjatën për abuzimin që po bëhet.

Së fundi, këtij shqetësimi publik i është bashkuar edhe gazetari i njohur Bardhi, i cili thotë se shërbimi që kompania në fjalë ofron është mizerabël dhe askush nuk mban përgjegjësi.

“Paguaj nje shume te konsiderueshme si klient i ONE ELITE! Duhet te perfitoj 180 minuta thirrje nderkombetare! Nga janar 2023 nuk me ofrohet ky sherbim! Vetme kete muaj kam bere kater ankimime per te rregulluar kete sherbim per shkak se kemi femijet jashte dhe duhet te komunikojme”, shkruan Sejdarasi.

Gazetari vë në dukje se pa asnjë lajmërim dhe me një shërbim që në fakt nuk është funksional, ai detyrohet të paguajë këto minuta ndërkombëtare.

Megjithëse prej janarit kompania “ONE Albania” nuk e ka rregulluar shërbimin, Sejdarasi ashtu si shumë qytetarë të tjerë dtyrohen të paguajnë sikur minutat janë konsumuar.

Gazetari nuk lë pa përmendur edhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për të cilin thotë se nuk ka bërë asgjë për t’ju dhënë zgjidhje shqetësimeve të mijëra qytetarëve dhe abonentëve të kompanisë “ONE Albania”.

Ai shkon më tej kur tregon se janë vetë vetë punonjësit/operatorët e kësaj kompanie që i thonë që të mos lodhet duke bërë ankesa, pasi nuk do të marrë ndonjëherë zgjidhje.

AlbEu.com ka denoncuar prej ditësh abuzimet nga kompania “ONE Albania”.

Kujtojmë që kompania njoftoi abonentët se më datë 1 prill të gjitha numrat Albtelecom do të kalonin në ONE Albania dhe kjo kërkon një proces teknik të komplikuar për të mos shkaktuar dështime rrugës.

AlbEu mësoi me herët se  problemi ka nisur po ashtu edhe për faktin se është vërejtur një “përplasje” mes numrave të njëjtë që ishin në Albtelecom me prefix (067) me ata që janë në ONE Albania me prefiks (068).

Ndërkohë, për abonentët e Albtelecom është ndërprerë sinjali për një farë kohe, pavarësisht se pagesa ishte kryer.

Madje, me ndryshimin e ndodhur ofertat dhe çmimet kanë ndryshuar, teksa nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet përkatëse për këtë situatë. /albeu.com

 


Shtuar 14.04.2023 12:55