U mërzitën nga udhëtimet e punës, transformojnë autobusin në shtëpi (FOTO LAJM)

Berker dhe Meftune Tekbilek kanë transformuar një autobus në shtëpi, pasi ishin lodhur duke udhëtuar për shkak të punës.

Çifti, të cilët udhëtojnë shpesh ndërsa ofrojnë shërbime konsulence për kompani në qytete të ndryshme, kishin filluar të kërkojnë një zgjidhje për shkak të kostos së lartë të akomodimit në hotele dhe mos sigurimit të komoditetit të shtëpisë, shkruan NTV,.

Për shkak që karvani shihet si një zgjidhje pushimesh e nuk është i përshtatshëm për të jetuar përgjithmonë, ata kanë blerë një autobus dhe e kanë shndërruar në një shtëpi të rehatshme.

Autobusi tashmë ka kuzhinë, vende të fjetjes dhe për tu ulur, dysheme të shtruar si dhe sistem diellor të ngrohjes dhe ftohjes.

Ndërsa atmosferën e ballkonit e përjetojnë në  pjesën e sipërme të autobusit në një tarracë me shkallë.


Shtuar 7.07.2021 10:52