Testet profesionale dhe kreative të IQ janë shumë të famshme sepse të lejojnë të krahasosh me të tjerët se ku qëndron inteligjenca juaj, shkruan “indy100”.
Testi i reflektimit kognitiv (CRT) është i cilësuar si testi më i shkurtë i IQ në botë sepse ka vetëm 3 pyetje.
Kjo aktivizon aftësinë për të zgjedhur një problem më të thjeshtë që mund të duket i vështirë në fillim. Sa më shpejtë që mund ta zgjidhni këtë test, aq më inteligjent jeni.
Ja cilat janë 3 pyetjet
Një shkop dhe një top bejsbolli kushtojnë 1.10$. Nëse shkopi kushton 1$ më shumë se topi, sa kushton topi?
Nëse duhen pesë makina për të prodhuar pesë produkte brenda 5 minutave, sa kohë do të duhet për 100 makina të prodhojnë 100 produkte?
Në një liqe është një copë me zambakë. Çdo ditë copa e mbuluar nga zambakët dyfishohet. Nëse duhet 48 ditë që copa me zambakë të mbuloj të gjithë liqenin, sa ditë duhen për të mbuluar gjysmën e liqenit?
Këto janë përgjigjet më të shpeshta
10$
100 minuta
24 ditë
Përgjigjet e sakta
Topi kushton 0.05$
Nëse vlera e topit është X, dhe shkopi është 1$ më shumë, atëherë neve na duhet të gjejmë X+1$
Pra
2X+1=1.1
2X= 1.1-1
2X=0.1
X= 0.1/2
X= 0.05
Do të duhet 5 minuta për të prodhuar 100 produkte
Nëse 5 minuta duhen për të bërë 5 produkte, d9o të thotë se një makinë do të bëjë një produkt çdo 5 minuta.
Në këtë rast 100 makina do të bëjnë 100 produkte për 5 minuta.
Do të duhet 47 ditë për të mbuluar gjysmën e liqenit
Nëse copa me zambakë dyfishohet në madhësi çdo ditë, atëherë thjesht duhet ta përgjysmojmë madhësinë anasjelltas.
Pra, në ditën e 47, liqeni do të jetë gjysmë i mbuluar.
Në një anketim, u pyetën 3,500 persona. 33% i gabuan të gjitha pyetjet, dhe 83% gabuan të paktën një. Sa qëlluat të sakta?