Stereotipet që thuhen për ty, bazuar në shenjën e horoskopit!

Stereotipet rreth secilës shenjë të zodiakut janë kaq të njohura, sa është e pamundur të lexosh për astrologjinë dhe të mos i hasësh. Astrologjia është një studim kompleks dhe secila shenjë e zodiakut nuk mund të thjeshtohet deri në një stereotip, aq më tepër kur njerëzve u fiksohet pikërisht ai. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se shenjat nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me stereotipet përkatëse, por asgjë nuk mund të jetë kaq absolute. Po ti, a e di se ç’thuhet për ty?

Dashi: Je gjithnjë agresiv.

Demi: Shumë dembel.

Binjakët: Je me dy fytyra, i cekët.

Gaforrja: Ke luhatje humori të shpeshta, je i dobët dhe shumë emocional.

Luani: Je egoist, mendon vetëm për vete.

Virgjëresha: Je tepër perfeksioniste.

Peshorja: Je e pavendosur, sipërfaqësore.

Akrepi: Je shumë kontrollues.

Shigjetari: Ke probleme me përkushtimin në një lidhje, je shumë i lëvizur.

Bricjapi: Je i fiksuar tmerrësisht shumë pas punës, je shumë konservativ.

Ujori: Të mungon qëndrueshmëria, shpesh e shkëput veten nga e gjithë bota.

Peshqit: Ke luhatje humori, je shumë naiv.


Shtuar 7.06.2021 14:50

Tags: