Carlo Ancelotti kërkon ribashkimin me Lozanon te Real Madridi

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka kërkuar transferimin e sulmuesit Hirving Lozano

 

Sipas ‘Tuttosport’, Ancelotti thuhet se dëshiron ta sjellë Lozanon në “Santiago Bernabeu”.

Ancelotti ka punuar me Lozanon në kohën sa ishte trajner i Napolit, dhe dëshiron të punojë sërish me të kësaj radhe në Real Madrid.

‘Mbretërit’ po përgatisin një ofertë për ta bindur Napolin për të shitur meksikanin, një ofertë midis 50-60 milionë euro do të ishte e mjaftueshme.

25- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 32 paraqitje me fanellën e Napolit në Serie A, duke realizuar 11 gola dhe tre asistime.


Shtuar 7.06.2021 14:48