Disa njerëz ndihen jo mirë kur skuqen në fytyrë, sepse besojnë se ky reagim i trupit të tyre i bën ata të duken të turpshëm dhe të pasigurte.
Megjithatë, realiteti është ndryshe sepse skuqja mund të na bëjë të dukemi më të sinqertë dhe më të besueshëm për njerëzit e tjerë.
Më poshtë do të lexoni, pse skuqja nuk është një shenjë dobësie, siç mendojnë shumë njerëz:
Njerëzit janë të vetmit që skuqen
Njerëzit janë të vetmet specie që skuqen, sipas hulumtimeve të Darvinit. Pas vëzhgimit të gjesteve të majmunëve, gjatë kryerjes së studimeve të tij mbi evolucionin – ai e cilësoi këtë reagim si “më të veçantin dhe më njerëzorin e të gjitha shprehjeve”.
Kjo gjë ju bën më tërheqës tek seksi i kundërt
E vërteta është se-edhe pse mund të jetë një mekanizëm mbrojtës social që flet për sikletin tonë, ne jemi më tërheqës kur faqet tona fillojnë të bëhen rozë. Ky gjest pasqyron ndjeshmëri dhe për këtë arsye, skuqja gjithashtu krijon një ndjenjë intime që është e habitshme për seksin e kundërt. Përveç kësaj, na bën të dukemi rrezatues.
Njerëzit që skuqen janë më të besueshëm
Sipas një studimi, njerëzit që skuqen lehtë janë njerëz që konsiderohen të besueshëm dhe më bujarë, krahasuar me ata që nuk reagojnë në të njëjtën mënyrë. Studiuesit pohojnë gjithashtu se forma të tjera të shprehjes së moderuar të sikleteve dhe cenueshmërisë sociale janë shenja të vërteta të virtytit, pasi
Kur është fjala për t’u skuqur, është e pamundur të gënjesh
Skuqja është diçka që qeniet njerëzore, nuk janë në gjendje ta shmangin. Është një grup i funksioneve trupore të pavullnetshme që lëshohen kur ne jemi të ekspozuar ndaj një situate që na zë ngushtë, edhe pse jo gjithmonë në një mënyrë të pakëndshme. Por gjithmonë tregon se diçka ka rëndësi për ne dhe nëse kemi bërë diçka të gabuar, ne kemi dëshirën për ta rregulluar atë. Për shkak të kësaj, ky reagim lidhet me ndershmërinë. Pra, nëse e shihni partnerin tuaj të skuqur, ju duhet të besoni në atë që po shohin sytë.