Si ta kuptoni se nuk janë të interesuar për ju, vetëm nga mënyra si ju shkruajnë

Dikush që nuk është (më) i interesuar për ju mund ta tregojë këtë lehtësisht edhe nga mënyra se si ju shkruan. Nëse nuk po ndjeni një lloj energjie të mirë nga mesazhet dhe biseda mes jush duket e sforcuar, ndoshta kimia nuk është më aty ose nuk ishte ndonjëherë. Nëse vini re disa nga këto shenja, ndoshta ka ardhur momenti ta përqendroni energjinë tuaj tek dikush tjetër.

#1 – Shkruajnë shumë shkurt

Një nga shenjat më të dukshme që personi të cilit po i shkruani nuk është më i interesuar është tek gjatësia e mesazheve të tyre. Nëse një në tre fjalë është “po”, jo”, “nuk e di” etj, është e qartë se diçka nuk po ecën. Ndoshta një hatërmbetje? Apo thjesht interesi u venit. Ju e dini më mirë. Vini re edhe për mungesën e gif-eve, emoji-ve etj, nëse ai person zakonisht dërgon.

#2 – Marrin shumë kohë për të kthyer përgjigje

Të gjithëve na ndodh ta vonojmë përgjgjen, ndonjëherë edhe me orë të tëra, por kur ky është rasti gjithmonë, është e dukshme se biseda ka ngecur. Jetojmë në 2021-shin dhe të gjithë e kanë telefonin në duar. Me përjashtim të disa rasteve, në pjesën më të madhe është thjesht çështje prioritetesh.

#3 – Bëjnë sikur nuk “e panë mesazhin tuaj”

Përsëri, thuajse në të gjitha platformat është e dukshme nëse dikush e ka parë apo jo mesazhin tuaj. Mos u bëni naivë. Nëse justifikimi: “Më fal, nuk e pashë” po bëhet temë e përsëritur, këtu ka diçka.

#4 – Nuk bëjnë (më) pyetje)

Një nga mënyrat më të mira për të mbajtur një bisedë interesante është të bëni pyetje. Kështu, zbuloni vazhdimisht gjëra të reja për njëri-tjetrin dhe komunikimi mes jush bëhet i vazhdueshëm derisa….personi me të cilin flisni ndalon së treguari interes për të mësuar më shumë për ju. Çfarë ndodhi?

#5 – Dërgojnë mesazhe sporadike

Nëse mënyra se si ai person ju shkruan është jashtëzakonisht e paparashikueshme, e çrregullt, paksa “njëherë po, njëherë jo”, qartazi ky person nuk po tregon ndonjë interes të madh për ju. Ndoshta nuk do të bëhet “i bezdisshëm”, megjitatë ju do e kuptoni se për cilin nga këto rastet bëhet fjalë.


Shtuar 5.06.2021 19:12