Shkencëtarët shpjegojnë pse na pëlqen kaq shumë deti

Pothuajse nuk ka asnjë person që nuk i pëlqen të shijojë plazhin, të bëjë banja dielli dhe të notojë. Tani, shkencëtarët kanë shpjeguar edhe pse është kështu, domethënë se si dielli, rëra dhe uji i detit ndikojnë në shëndetin tonë fizik dhe mendorm shkruan albeu.com.

Disa studime të mëparshme kanë zbuluar se deti, ose qëndrimi në plazh rrit ndjenjën e lumturisë, është i mirë për shëndetin e përgjithshëm dhe përmirëson funksionin e trurit. Hulumtimet nga një universitet në Japoni kanë treguar se njerëzit që jetojnë në një shtëpi me pamje nga deti janë shumë më të qetë se të tjerët dhe një studim britanik zbuloi se njerëzit që jetojnë pranë detit janë më të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht.

Përveç kësaj, uji i detit përmban minerale duke përfshirë magnezin, kaliumin dhe jodin, të cilat ndihmojnë trupin të luftojë më mirë infeksionet. Dhe thithja e ajrit të detit na ndihmon të flemë më mirë, thonë ekspertët. /albeu.com/