Pse kur vëmë syze dielli jemi automatikisht më tërheqës

Besojeni ose: Ka studime që thonë se të gjithë bëhemi më tërheqës kur vëmë syze dielli. Ato shtatë sekondat e para kur takon dikë janë vendimtare: kur dikush ka syze, krijon idenë e misterit, ndaj është më joshës për ne.

Shumë nga gjykimet e para për dikë, i bëjmë nga shikimi i parë që shkëmbejmë me të, por kur personi tjetër mban syze, e kemi të pamundur të nxjerrim ndonjë lloj ideje sesi mund të jetë ai, veçse na mbetet në mendje si një njeri misterioz, i pazbërthyeshëm.

Kontakti sy më sy na ndihmon të krijojmë ide nëse tjetri është inteligjent, i besueshëm apo i sinqertë, ndonëse janë shumë sipërfaqësore. Syzet e diellit na mbrojnë nga fuqia e tjetrit për të na kontrolluar përmes syve. Për këtë arsye, njerëzit që mbajnë shpesh syze dielli janë më të sigurtë në vetvete, dhe vetëbesimi siç dihet është një ndër faktorët kryesorë të joshjes. Mos u habisni pra, pse ju ngacmojnë aq shpesh në rrugë kur jeni me syze.

Nëse nuk ju mjaftojnë këto dy arsye; misteri, vetëbesimi; po ju themi se syzet krijojnë edhe iluzionin optik të një fytyre simetrike. Xhamat e errët mbulojnë çdo lloj asimetrie që zakonisht shfaqet tek sytë. Simetria është një ndër faktorët që truri i lidh menjëherë me tërheqjen fizike.

Pra, vetëm me një palë syze mund të ndryshojnë shumë gjëra: të mistershëm, plot vetëbesim dhe simetrikë. Është si një magji dhe ne tani, duam që vera të mos mbarojë kurrë!


Shtuar 31.08.2021 15:25