Mbrëmja e 31 tetorit kur dhe festohet Halloween shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli.
Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur njerëzit. Halloween gjatë viteve të fundit po festohet edhe në Shqipëri, ndërsa në botë kjo festë kthehet në garë midis VIP-ave se kush ka kostumin më të bukur.
Por çfarë do të thotë Halloween, përse kungulli është simboli i saj? Këto dhe shumë gjëra të tjera do ti mësoni duke lexuar shkrimin e mëposhtëm.
Festa e Hallowenit përkon me mbrëmjen e fundit të muajit tetor, dhe shënon fundin e vitit të Keltëve, dhe se është dita e njerëzve që kanë vdekur vitin e mëparshëm dhe do të kthehen për të zënë vendin në trupin e një të gjalli. Kjo është edhe arsyeja që njerëzit vishen me kostume të frikshme dhe maskohen në mënyrë të tillë për të trembur të tjerrit.
Simboli hallowenit është kungulli. Sipas Merriam-Webster, emri “Halloween” vjen fillimisht nga Eva e All-Hallow-it – nata e dytë të një festivali të quajtur Samhain, që daton nga paganët në Irlandë. “Hallow” vjen nga një mbiemër i vjetër anglez që do të thotë “i shenjtë” dhe “vigjilje” e cila i referohet vendosjes së natës.
Halloween është menduar të ketë origjinën rreth 4000 vjet më parë, që do të thotë se Halloween ka ekzistuar për mbi 6.000 vjet, dhe është festa më e famshme në Amerikë pas Krishtlindjeve.
Disa kuriozitete interesante rreth kësaj festë.
Thuhet se kungulli më I madh në botë është rritur enkas për këtë festë dhe ka peshuar ka peshuar 379kg , në vitin 1993.
Ngjyrat që simbolizojnë këtë festë janë e zeza dhe portokallia.
Portokallia simbolizon forcë dhe ardhjen e vjeshtës, ndërsa e zeza simbolizon vdekjen për të kujtuar që Halloween-i ka qenë dikur një ditë që ndante të gjallët nga të vdekurit.
Një studim ka treguar që 40% e njerëzve planifikojnë të veshin kostume natën e Halloween-it dhe të kërkojnë ëmbëlsira derë më derë(trick-or-treat), ndërsa pjesa e mbetur preferojnë ta festojnë në club.
Parada e Fshatit Halloween në rrugët e New York City është parada më e madhe e Halloween në Shtetet e Bashkuara. Parada përfshin 50,000 pjesëmarrës dhe tërheq mbi 2 milionë spektatorë.