Piloti kthen autostradën në pistë aeroporti, bën uljen e frikshme mes makinave (VIDEO)

Një avion në Karolinën e Veriut, në kontenë Swain ka bërë një ulje të pazakontë.

Piloti është detyruar të ulë avionin në mes të një autostrade ku po lëviznin makina dhe diçka të tillë e ka bërë pa shumë probleme, siç duket edhe në videon që mediat kanë shpërndarë.

Asnjë incident nuk është shënuar, ndërsa piloti ia doli të shmangte edhe linjat e energjisë elektrike./albeu.com/


Shtuar 15.07.2022 16:59