Të gjithëve na ndodh shpesh që kur takojmë njerëz për herë të parë, t’ua harrojmë emrat
Mund të themi që ky është një problem i zakonshëm dhe të rrallë janë njerëzit që memorizojnë emrat që në moment të parë.
Që të mos i bëjmë ata të ndihen keq dhe që ne të mos turpërohemi, u drejtohemi me fraza të tilla si “shoqe”, “e dashur”, etj.
Ron White vëren se në fakt nuk është problemi ynë i kujtesës, por e gjitha ka të bëjë me fokusin.
“Kur takoni njerëz ju mendoni nëse e keni takuar më parë, nëse dukeni mirë apo mos bëni ndonjë gafë. Ndërkohë që ju mendoni këto gjëra, personi përballë mund t’jua ketë treguar emrin dhe ju mos ta keni dëgjuar apo kushtuar rëndësi.
Ajo që këshillohet është të përpiqeni të ndaloni së menduari pyetje të tilla dhe thjesht të përqendroheni te emri. Praktikojeni dhe do të na kujtoni./albeu.com