I “zhytur” në mikrobe, ja si të dezinfektoni celularin tuaj lehtësisht

Është vërtetuar shkencërisht se sipërfaqja e celularit tuaj është më e ndotur se tualeti juaj. Duke përdorur materialet që tashmë i keni, mund ta pastroni lehtësisht telefonin tuaj celular në pak minuta.

Para se të filloni pastrimin, sigurohuni që ta keni hequr celularin nga karikuesi, të keni hequr baterinë dhe të keni mbyllur çdo prizë në mënyrë që uji ose çdo gjë që do të dëmtojë celularin tuaj të mos funksionojë.

Përzierje me uthull

Përgatitni një përzierje prej 50% ujë të distiluar dhe 50% uthull të bardhë. Lagni një leckë pambuku me përzierjen dhe fshijeni mirë celularin me leckë. Më pas përdorni një leckë plotësisht të thatë për të hequr çdo përzierje të tepërt nga telefoni juaj.