Fati tragjik i të dashurave të Hitlerit dhe pasionet e fshehta të ish-diktatorit

Ata ishin takuar në Mynih në vitin 1934. Vajza e quajtur Unity, ndodhej në Gjermani ku dhe studionte. Ajo filloi ta ndiqte Hitlerin në çdo vend, dhe e shihte shpesh në kafenenë ‘Osteria Bavaria. Më në fund, këmbëngulja e saj fitoi, Hitleri e ftoi në tavolinën e tij dhe u magjeps pas vajzës. Unity ishte një nga gjashtë vajzat Mitford, vajzat e Lordit Redesdale dhe Hitleri po shpresonte që ajo të ishte bileta e tij për t’u futur në aristrokacinë britanike. Ai besonte se njohja me vajzën ishte një shenjë nga Zoti. Unity kishte foto të Hitlerit në murin e dhomës së saj, ajo dhe motra e saj Diana, ishin fashiste të përkushtuara dhe morën pjesë në tubimin e Nurembergut në vitin 1933.

Nuk kishte dyshime se Hitleri dhe Unity ishin shumë të afërt, por ishte e paqartë nëse marrëdhënia e tyre shkonte përtej miqësisë. Ai e futi atë në armiqësi me Eva Braun, të dashurën e tij prej një kohe të gjatë, duke e lënë këtë të fundit të pasigurtë, xheloze dhe të zemëruar. Duke qenë se ajo, e motra e saj po kalonin shumë kohë në Gjermani, Unity besonte se ky shtet dhe Britania do të bëheshin aleate. Kur shpërtheu lufta mes Britanisë dhe Gjermanisë, Unity u shkatërrua dhe qëlloi veten me armë në kokë, me një armë të cilën ia kishte dhuruar Hitleri. Plaga nuk ishte fatale, por plumbi ngeci në trurin e saj dhe nuk mund të hiqej. Hitleri këmbënguli që ajo të merrte mjekimin më të mirë, por nuk mund t’i lejonte vetes të harxhonte kohë për ta vizituar atë në spital.

 

 

Më pas, vajza u transferua në shtëpinë e saj në Angli, e ushqente nëna, por ajo kishte ndryshuar dhe mendonte si një fëmijë 10-vjeçar. Unity vdiq në moshën 33-vjeçare, në vitin 1948. Pas përpjekjes për vetëvrasje të vajzës, Hitleri deklaroi: “Kam frikë se nuk u sjell dot femrave lumturi”. Përpjekja e vajzës për vetëvrasje, ishte vetëm njëra prej shumë rasteve të tjera të femrave që kishin të bënin me Hitlerin. Miliona gjermanë shpresonin te fjala e tij, ndërsa femrat e adhuronin. Nëse e njihje nga afër, Hitleri ishte shumë ndryshe nga çfarë shfaqej në publik.

Nëse krijoje një raport të afërt me të, mund të vije re se ai ishte shumë i butë, gazmor, i sjellshëm, sidomos me femrat. Hitleri i magjepste ato, bëri dashuri me to, dhe i bëri të besonin se ato ishin gjëja më e rëndësishme. Megjithatë, atij nuk i pëlqenin femrat inteligjente, pasi i shihte ato si një kërcënim. Pavarësisht besimit popullor që e shihte Hitlerin si një dashnor platonik të martuar vetëm me kombin gjerman, ai kishte dhe dëshira seksuale. Ekzistojnë disa histori, kryesisht të përhapura nga armiqtë e tij, që e akuzojnë atë për prirje seksuale të çuditshme. Një ekzaminim mjekësor në vitin 1923, konfirmoi se Hitleri kishte vetëm një testikul. Një thashethem tregonte që ai ishte homoseksual, dhe se kishte një lidhje me zëvendësin e tij, Rudolf Hess kur ishin në burg së bashku në vitin 1924. Hess ishte shumë i përkushtuar ndaj Hitlerit, por nuk ka asnjë provë që ata të dy ishin të dashur.

Anëtari i Partisë Naziste, Ernest Rohm, dikur e ngacmoi Hitlerin për pasionin e këtij të fundit për vajzat fshatare. “Kur ato qëndrojnë në fusha dhe përkulen për të punuar, ti ke qejf t’i shohësh, sidomos kur kanë një fundshpinë të bukur. Kjo është jeta seksuale e Hitlerit”, tha Rohm. Pa kaluar ende shumë kohë, Rohm u vra nga nazistët. Më pas, Hitleri u lidh me Angelika Raubal, vajza e gjysmë motrës së tij. Kur Angelika filloi universitetin në Mynih në vitin 1929, ajo u zhvendos në shtëpinë e tij. Vajza ishte 19 vjet më e vogël se ai. Shumë shpejt, Hitleri filloi të kontrollonte jetën e saj. Angelika nuk lejohej të dilte jashtë shtëpisë, vetëm në rastet kur ai e shoqëronte. Ajo ishte e burgosura e tij.

Ai e mbushi atë me dhurata dhe rroba të reja. Se sa larg shkoi marrëdhënia e tyre, nuk ka qenë asnjëherë e sigurtë, por Angelika kishte treguar që ato ishin intime. Ajo jo vetëm që ishte mbesa e tij, por ishte dhe minorene kur ata u takuan për herë të parë në vitin 1924, dhe shpejt u vunë re shtrembërimet seksuale të tij. Angelika tha se gjatë intimitetit, Hitleri i bënte asaj gjëra që e sëmurnin. Otto Strasser, një kritik i Hitlerit, pretendoi se diktatori e detyroi vajzën që t’i urinonte atij. Marrëdhëniet midis xhaxhait dhe mbesës sa vinin e acaroheshin. Shumë herë, Hitleri e linte Angelikën me të nxira. E vetmja gjë që ajo donte ishte të arratisej. Sa më shumë që ajo kërkonte liri, aq më strikt ai bëhej. Pas një zënke në vitin 1931, Hitleri u largua dhe e la atë vetëm e të dëshpëruar.

Të nesërmen, Angelika kishte vrarë veten me armë. Nuk kishte asnjë shënim vetëvrasjeje. Por, a ishte kjo ngjarje një vetëvrasje? A e kishte qëlluar Hitleri Angelikën dhe më pas ishte larguar për të krijuar një alibi?

Pas kësaj ngjarje, Hitleri u përpoq disa herë të vriste veten. Ai mendoi të hiqte dorë nga politika dhe të shpërngulej në fshat. Ai braktisi alkoolin dhe u bë vegjetarian. Ish-diktatori vendosi një faltore në dhomën e Angelikës. Sjellja obsesive e Hitlerit me Angelikën, u përsërit dhe në marrëdhënie të tjera. Para Luftës së Parë Botërore, kur u përpoq të siguronte jetesën si artist, ai jetoi në lagjet e varfëra të Vjenës dhe Mynihut, ku u ndesh me prostituta. Për të, këto gra të degraduara ishin dëshmi e dekadencës morale të kombeve austriake dhe gjermane. Kishte zëra, të pakonfirmuar, se Hitleri përdorte prostituta dhe ishte trajtuar për sifiliz. Kur filloi lufta në 1914, Hitleri u regjistrua në ushtrinë gjermane dhe më vonë i’u dha Kryqi i Hekurt për trimëri. Në verën e vitit 1917, kur njësia e tij ishte në një periudhë pushimi afër fshatit Fournes-en-Weppes në Francë, Hitleri takoi 16-vjeçaren Charlotte Lobjoie. Ushtari i ri gjerman dhe vajza thuhet se u bënë miq dhe, pas një mbrëmje të paqartë, përfunduan duke kryer marrëdhënie seksuale. Charlotte lindi një djalë, Jean-Marie, por Hitleri nuk përmendet asnjëherë në regjistrin e lindjeve. Vite më vonë, Jean-Marie pretendoi se Hitleri ishte babai i tij.

Hitleri qëndroi në ushtri për dy vjet, më pas u kthye në Mynih ku u bashkua me Partinë e Djathtë të Punëtorëve Gjermanë, e cila u bë Partia Nacional Socialiste e Punëtorëve Gjermanë. Një koleg nga ajo kohë, Hermann Esser, vuri në dukje se Hitleri kishte një ndikim të jashtëzakonshëm në seksin femëror. Këtu përfshihej dhe Suzi Liptauer, një austriake që ra kokë e këmbë në dashuri me Hitlerin. Afera e tyre përfundoi në vitin 1921 pasi Suzi kishte kërcënuar se do të vriste veten nëse Hitleri do të përfshihej me ndonjë grua tjetër. Kur dëgjoi për marrëdhënien e tij me një vajzë me emrin Emmi Marre, Suzi hyri në një hotel, dhe u përpoq të varte vajzën me litar. Shërbëtoret e gjetën atë pa ndjenja, por akoma gjallë. Hitleri u kthye sërish te Suzi, por marrëdhënia nuk ishte më e njëjta dhe ata u larguan nga njëri-tjetri. Hitleri rifilloi lidhjen me Emmin, një bionde 18-vjeçare. Kur Hitleri i dha fund marrëdhënies, Emmi ishte e shkatërruar, dhe qante me hidhërim pasi askush nuk do të ishte kurrë si ai.

Në vitin 1925, ai u takua me 16-vjeçaren Mitzi Reiter jashtë dyqanit të punimeve të prindërve të saj në Obersalzberg. Ai ishte 37 vjeç. Pas kthimit të tij në Mynih ai i shkruante asaj letra. Pas një periudhe shkëmbimi letrash, ai nuk i shkruajti më asaj. Pas kësaj, vajza lidhi qafën me çarçaf dhe tentoi të varte veten. Dikush e gjeti në kohë dhe i shpëtoi jetën. Mitzi pas ca kohësh u martua, por martesa dështoi dhe pasi u nda nga burri në vitin 1931, ajo dhe Hitleri fjetën së bashku për herë të parë. Por ndërsa Mitzi dëshironte martesë, Hitleri ndjeu se detyra e tij ishte vetëm ndaj Gjermanisë, kështu që ata u ndanë. Ata u takuan përsëri në vitin 1934 kur ai ishte kancelar, dhe ai me guxim i kërkoi asaj përsëri që të ishte e dashura e tij. Ajo nuk pranoi. Mitzi u martua me një oficer SS por ai vdiq në Dunkirk në vitin 1940. Hitleri i dërgoi asaj 100 trëndafila të kuq. Motra e Hitlerit, Paula tha se Mitzi ishte e vetmja grua që mund të kishte qenë në gjendje të frenonte instiktet e tij vrasëse.

Shoferi i Hitlerit, Emil Maurice tha se kur shefi i tij ishte një politikan në rritje në Mynih, ai shpesh e dërgonte atë për të gjetur gra të bukura, mundësisht aktore, për të kaluar mbrëmjen me to. Maurice e kishte të qartë se disa nga këto mbrëmje përfundonin me seks. Aty Hitleri njohu aktoren Renate Muller, një femër e hollë dhe bionde. Pas njohjes me ish-diktatorin, aktorja rrëfeu se një natë ata ishin të gatshëm të shkonin në shtrat bashkë. Por Hitleri, u shtri në dysheme dhe i’u lut asaj që ajo ta shkelmonte. Ai më pas kërkoi që ajo ta rrihte me kamzhikun e tij dhe ta shante. Ajo e bëri dhe kjo gjë e eksitoi Hitlerin. Hitleri njihej për natyrën e tij sadomazokiste. Aktorja Muller pati të njëjtin fund tragjik. Ajo u hodh nga dritarja e një spitali dhe humbi jetën. Më pas, Hitleri u ritakua me Evën. Më 29 prill të vitit 1945, me ushtrinë sovjetike më pak se një milje larg bunkerit të Hitlerit në Berlin, ai dhe Eva u martuan. Ajo ishte shumë e lumtur, edhe pse martesa e tyre do të rezultonte jetëshkurtër.

Burimi: Daily Mail


Shtuar 7.04.2021 15:39

Tags: ,