5 shenjat që tregojnë se jeni më shumë se shokë

A mund të ketë shoqëri të sinqertë mes dy gjinive të kundërta, pa flirt apo tentativa për një lidhje romantike?

Opinioni është i ndarë në dy qëndrime krejt të kundërta për këtë çështje, por si mund të dalloni nëse një marrëdhënie shoqërore po përforcohet duke u bërë kështu në një raport më të afërt? Cilat janë shenjat që tregojnë se ju jeni më tepër sesa thjesht shokë?

1. Je personi i parë që merr në telefon për të ndarë pothuajse gjithçka (dhe anasjelltas)

Çfarëdo që të ndodhë në jetën tuaj, merrni njëri-tjetrin të parin në telefon. Ndani bashkë çdo lajm, edhe gjërat më pak të rëndësishme.

2. E dini se do të jetë gjithmonë aty për t’ju dëgjuar

Sa herë që po kaloni diçka të keqe, ai është aty për t’ju bërë të ndiheni më mirë për gjithçka. Ju keni sigurinë që mund t’i drejtoheni për çdo problem.

3. Kaloni shumë kohë me njëri-tjetrin

Ju jeni padyshim më shumë se thjesht miq kur rrini me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës dhe ai është shoqëruesi juaj i vazhdueshëm. Asnjë plan nuk është i plotë pa përfshirë edhe atë.

4. Ndjeni xhelozi për njerëzit që përpiqen t’i afrohen dhe anasjelltas

Kur personi tjetër del dhe kalon kohë me njerëz të tjerë, a ju duket sikur po “ua marrin”? Ky është një lloj posesiviteti që nuk mund ta keni për dikë me të cilin jeni thjesht shokë.

5. Komentoni me humor mundësinë e të qenit më shumë se shokë

Ndonjëherë, a shkojnë shumë larg shakatë romantike? A keni bërë ndonjëherë shaka për të qenë së bashku me të vërtetë? Nëse “miku” juaj po bën shaka për të qenë në një lidhje me ju, atëherë merreni këtë si një shenjë se mes jush ka diçka më shumë sesa miqësia.


Shtuar 29.04.2022 20:06