Pronari në qeli, dy kompanitë e Ermal Beqirit “kacafyten” me Identitek-un në KPP

Ndërsa Ermal Beqiri ndodhet në Francë pas arrestimit dhe ndaj tij po zhvillohen procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë, dy kompanitë e tij po përballen me Identitek në Komisionin e Prokurimit Publik për një tender me vlerë rreth 100 mijë euro me TVSH duke vijuar punën normalisht pavarësisht mega skandalit të AKSHI-t.

Siç konstaton Skyweb.al, bëhet fjalë për tenderin e Identitek për “Sistemin Interactive Voice Response (IVR)”, pra sistemin e përgjigjes zanore interaktive, me fond limit 8.18 milionë lekë pa TVSH, procedurë e shpallur më 14 korrik 2026.

Të lidhura

None found

Në garë ka marrë pjesë bashkimi i operatorëve “Soft & Solution” dhe “NSolution”, ndërsa ankesa në KPP është depozituar formalisht nga Soft Solution më 11 gusht, pasi Identitek vendosi skualifikimin e ofertës së tyre.

Identitek argumenton se NSolution, e cila sipas marrëveshjes së bashkëpunimit do të realizonte 30% të shërbimeve, nuk kishte provuar disponimin e stafit të kërkuar me kontrata pune të vlefshme. Komisioni konstatoi se tre kontratat e paraqitura për punonjësit kishin qenë me afat njëmujor dhe për këtë arsye nuk provonin përmbushjen e kriterit teknik të tenderit.

Nga ana tjetër, kompanitë kundërshtojnë skualifikimin dhe pretendojnë se Identitek ka zhvilluar në mënyrë të parregullt procesin e vlerësimit.

Përplasja merr një tjetër peshë për shkak të historisë së dy kompanive. NSolution është shoqëria që Ermal Beqiri bleu në prill 2024, kur quhej “IT Tirana”, duke marrë 100% të aksioneve për rreth 144 mijë euro dhe duke i ndryshuar më pas emrin.

Soft & Solution është kompania e famshme e Ermal Beqirit, përmes së cilës dyshohet se ka kryer pjesën më të madhe të operacioneve në shërbim të mega skandalit AKSHI. Kompania ka qenë ndër përfitueset e kontratave të mëdha të teknologjisë së informacionit në institucionet publike dhe veçanërisht në AKSHI.

Pas shpërthimit të hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-t, Soft & Solution u vendos në sekuestro preventive me vendim të GJKKO-së të 20 prillit 2026, ndërsa administrimi i saj iu kalua një administratori të caktuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

 

SPAK dyshon se Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi kanë pasur rol qendror në një skemë të organizuar për kontrollimin dhe manipulimin e procedurave të prokurimit të AKSHI-t. Hetimi ka çuar edhe në sekuestrimin e pasurive me vlerë mbi 40 milionë euro të personave të përfshirë në procedim.

Beqiri u arrestua në fund të korrikut në Francë, pas një episodi të pazakontë, teksa pilotonte një avion të vogël civil që kaloi mbi centralin bërthamor të Penly në një lartësi nën kufirin e lejuar. Autoritetet franceze e ndaluan dhe më pas konstatuan se ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.

Në Shqipëri, ndaj tij GJKKO ka caktuar masën “arrest në burg” për akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë, konkurrencës së paligjshme nëpërmjet dhunës, shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, grupit të strukturuar kriminal, kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.  /skyweb.al 


Shtuar 13.08.2026 10:12

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetwoon girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş