Përmbysje në fund, Roma mposht Atalantën dhe ngjitet në vendin e parë

Roma triumfoi 2-1 ndaj Atalantës në një ndeshje dramatike, duke siguruar suksesin e tretë radhazi në kampionat dhe duke marrë kreun e tabelës.

Të lidhura

None found

Giallorossët iu afruan avantazhit në minutën e 17-të, kur Gianluca Mancini goditi me kokë pas një harkimi të saktë. Megjithatë, Marco Carnesecchi ndërhyri me shumë vështirësi dhe e largoi topin pranë shtyllës së majtë.

Atalanta e nisi më mirë fraksionin e dytë dhe në minutën e 47-të kaloi në epërsi. Pas një topi të rikthyer brenda zonës, Ederson goditi saktë dhe e dërgoi topin në këndin e sipërm, duke vendosur shifrat 0-1.

Roma reagoi duke krijuar disa raste të rrezikshme, por Carnesecchi vazhdoi të ishte vendimtar për Atalantën. Portieri bëri një pritje spektakolare në minutën e 54-t ndaj goditjes së Manu Konés, ndërsa në minutën e 71-të ndali edhe një goditje me kokë të Matias Soules.

Vendasit nuk hoqën dorë dhe përpjekjet e tyre u konkretizuan në minutën e 89-të. Mario Hermoso u pozicionua mirë në zonë pas një krosimi perfekt nga këndi dhe me një goditje të fortë me kokë barazoi rezultatin në 1-1.

Roma e kompletoi përmbysjen në minutën e tretë shtesë. Matias Soule përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe, me një goditje të saktë në këndin e poshtëm, shënoi golin e fitores 2-1.

Pas këtij rezultati, Roma ruan ecurinë perfekte në fillim të sezonit dhe kryeson kampionatin me 9 pikë. Për Atalantën, kjo ishte humbja e parë sezonale.


Shtuar 5.09.2026 22:50

sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisgrandpashabetMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelergrandpashabetJojobetjojobet girişMarsbahisextrabetjojobetCasibomjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis