Aktakuzë ndaj 35 serbëve për krimet në Prekaz, Lushaj kërkon hetim të zinxhirit komandues

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë në mungesë ndaj 35 ish-zyrtarëve dhe komandantëve të lartë serbë, të cilët dyshohen për krime lufte ndaj popullsisë civile.

Të lidhura

None found

Rasti lidhet me ngjarjet e marsit të vitit 1998 në lagjen Jasharaj, në fshatin Prekaz i Poshtëm të komunës së Skenderajt, ku gjatë luftës në Kosovë dyshohet se janë kryer veprime të rënda kundër civilëve.

Të pandehurit, ndaj të cilëve procedura është zhvilluar në mungesë, dyshohet se kanë mbajtur role të ndryshme në strukturat serbe në periudhën kur kanë ndodhur ngjarjet.

Adem Lushaj, drejtor i “Shoqata e Intelektualëve të Pavarur”, e ka cilësuar aktakuzën si një zhvillim me peshë të madhe juridike dhe historike. Ai ka thënë se dokumenti i Prokurorisë Speciale ndaj 35 ish-zyrtarëve dhe komandantëve të lartë serbë për dyshimet lidhur me krimet në lagjen Jasharaj të Prekazit të Poshtëm është i rëndësishëm për zbardhjen e përgjegjësive.

Në një prononcim për “Bota sot”, Lushaj ka kërkuar që hetimi të mos kufizohet vetëm te personat që dyshohet se kanë kryer drejtpërdrejt krimet, por të përfshijë edhe zinxhirin komandues dhe ata që kanë urdhëruar ose kanë lejuar veprimet kriminale.

Sipas tij, aktakuza përbën një hap në drejtim të drejtësisë, por procesi duhet të zhvillohet në mënyrë të pavarur, profesionale dhe mbi bazën e provave. Ai ka kërkuar gjithashtu që hetimet të shtrihen edhe në raste të tjera të krimeve të luftës të kryera në Kosovë.

“Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj 35 ish-zyrtarëve dhe komandantëve të lartë serbë, të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile në lagjen Jasharaj të Prekazit të Poshtëm, ka rëndësi të veçantë në planin juridik dhe historik.

Në këndvështrimin juridik, kjo përpjekje synon të shmangë mbetjen e krimeve të luftës pa autorë dhe pa përgjegjësi. Përfshirja e personave që kanë pasur pozita komanduese dhe zyrtare është veçanërisht domethënëse, pasi hetimi nuk duhet të ndalet vetëm te ekzekutuesit e drejtpërdrejtë. Ai duhet të analizojë edhe zinxhirin e komandimit dhe përgjegjësinë e atyre që kanë urdhëruar, organizuar, drejtuar apo lejuar kryerjen e krimeve, në përputhje me standardet e së drejtës penale ndërkombëtare.

Në planin historik, Prekazi nuk përfaqëson vetëm vendin e një ngjarjeje tragjike të luftës. Ai është një prej simboleve më të fuqishme të rezistencës dhe tragjedisë së Kosovës. Për këtë arsye, dokumentimi dhe shqyrtimi gjyqësor i asaj që ka ndodhur atje është i rëndësishëm për viktimat, familjet e tyre dhe kujtesën historike të Kosovës.

Ngritja e aktakuzës mund të konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë, por procesi nuk përmbyllet me këtë veprim. Pas saj duhet të zhvillohet një gjykim i pavarur, profesional dhe i mbështetur në prova, në mënyrë që përgjegjësia penale të përcaktohet nga gjykata.

Po aq e nevojshme është që kjo qasje të mos kufizohet vetëm te rasti i Prekazit. Në Kosovë vazhdojnë të jenë të shumta rastet e krimeve të luftës që kërkojnë hetim, dokumentim dhe trajtim nga institucionet. Zbardhja e plotë e së kaluarës kërkon punë mbi të gjitha rastet, pavarësisht vendit ku kanë ndodhur”, është shprehur ai.

Lushaj ka bërë thirrje që institucionet e drejtësisë, përveç ngjarjeve në Prekaz, të hetojnë edhe krimet e kryera në rajonin e Deçanit gjatë viteve 1998–1999.

“Në këtë kuadër, krimet e kryera në rajonin e Deçanit gjatë viteve 1998–1999 duhet të marrin vëmendjen e nevojshme nga institucionet e drejtësisë. Për çdo hetim të ardhshëm, rëndësi të veçantë ka dokumentimi i dëshmive, emrave të viktimave, vendndodhjeve, dëmeve dhe rrethanave në të cilat janë kryer krimet.

Për këtë arsye, puna dokumentuese e përfshirë në librin “Krimet serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit” duhet të konsiderohet edhe si një kontribut për ruajtjen e dëshmive dhe kujtesës mbi krimet e kryera në këtë komunë. Dokumentet dhe dëshmitë historike nuk e zëvendësojnë drejtësinë, por mund të shërbejnë si pjesë e rëndësishme e dokumentimit dhe e ndërgjegjësimit institucional e shoqëror.

Pas Prekazit, pa vonesë duhet të shqyrtohen edhe rastet e Deçanit dhe të gjitha rastet e tjera të krimeve të luftës në Kosovë.

Sepse drejtësia e vonuar është e dhimbshme, ndërsa një krim i padokumentuar rrezikon të humbasë edhe dëshminë. Për viktimat dhe familjet e tyre, drejtësia nuk duhet të ketë afat skadimi”, ka përfunduar ai.


Shtuar 5.09.2026 22:06

sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisgrandpashabetMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelergrandpashabetJojobetjojobet girişMarsbahisholiganbetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis