Elvir Gashijani nis aventurën në Turqi, zyrtarizohet transferimi te Bodrumspor

Elvir Gashijani është zyrtarisht futbollist i Bodrumsporit, pasi klubi turk ka konfirmuar transferimin e sulmuesit kosovar.

Të lidhura

None found

Futbollisti 20-vjeçar ka firmosur një kontratë katërvjeçare me skuadrën që garon në kategorinë e dytë të futbollit turk.

Gashijani largohet nga Llapi për t’iu bashkuar Bodrumsporit, në një marrëveshje me vlerë 150 mijë euro. Klubi nga Podujeva do të mbajë gjithashtu 20 për qind të kartonit të tij.

“I urojmë shumë suksese me fanellën tonë kuq e bardhë Elvir Gashijanit, i cili është një nga pjesët e rëndësishme të projektit tonë afatgjatë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Bodrumsporit.

Gashijani ishte pjesë e Llapit prej vitit 2023. Në futbollin kosovar, ai ka luajtur më herët edhe për 2 Korrikun dhe Trepçën ’89.

Sulmuesi kosovar ka përfaqësuar gjithashtu Kosovën në grupmoshat U17, U19 dhe U21.


sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisgrandpashabetMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelergrandpashabetJojobetjojobet girişMarsbahisholiganbetjojobetCasibomjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis