Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është caktuar të zhvillohet të mërkurën.
Të lidhura
None found
Megjithatë, ende nuk dihet nëse dy partitë opozitare, PDK-ja dhe Aleanca, do të jenë të pranishme në këtë seancë.
Partia Demokratike e Kosovës nuk ka dhënë asnjë deklaratë për këtë çështje, ndërsa heshtjen e ka mbajtur edhe kryetari i saj, Bedri Hamza.
As deputetët e PDK-së nuk kanë bërë të ditur ndonjë detaj lidhur me pjesëmarrjen.
Qëndrimi i Aleancës gjithashtu nuk është bërë publik.
Të dyja partitë pritet ta përcaktojnë dhe ta njoftojnë qëndrimin e tyre pas mbledhjeve të kryesive.
Këto takime të strukturave drejtuese pritet të zhvillohen në fillim të javës.
