Schalke ka siguruar pikën e parë në këtë sezon të Bundesligës, pasi i rezistoi Bayern Munichut në një përballje që u mbyll në barazim.
Edhe pse kampioni gjerman e kontrolloi më shumë lojën dhe pati iniciativën, nuk gjeti mënyrën për të marrë avantazhin e nevojshëm për tri pikët.
Të lidhura
None found
Vincent Kompany aktivizoi gjatë pjesës së dytë edhe Harry Kane, Jamal Musialan dhe Michael Olisen, por mbrojtja e vendasve qëndroi e pathyeshme.
Bayern Munich e kërkoi golin e fitores deri në minutat e fundit, ndërsa Schalke u organizua mirë në prapavijë dhe ruajti portën pa pësuar.
Ky barazim përbën një zhgënjim për Bayernin, që ndalet pas një nisjeje të mirë të sezonit, ndërsa Schalke largohet me një pikë me vlerë.
