Ardit Tahiri u bë vendimtar për Kolos Kovalivkën, pasi realizoi në minutën e 91-të dhe shmangu humbjen e skuadrës së tij në transfertë.
Të lidhura
None found
Ndeshja e së shtunës ndaj Kryvbasit, e vlefshme për xhiron e pestë të elitës së futbollit ukrainas, përfundoi me rezultatin 2-2.
Sulmuesi kosovar hyri në fushë në minutën e 84-t, ndërsa gjashtë minuta më vonë gjeti rrjetën për të vendosur baraspeshën dhe për t’i dhënë Kolosit një pikë.
Tahiri e mbylli takimin duke ia lënë vendin Arinaldo Rrapajt, ndërkohë që Irgi Kasalla u aktivizua në nisje të pjesës së dytë.
Për futbollistin 23-vjeçar, ky ishte realizimi i parë në këtë sezon të elitës ukrainase.
Gjatë këtij edicioni, Tahiri ka shënuar edhe një gol në Kupën e Ukrainës.
