Përplasjet brenda LDK-së për postin e Presidentit, Adem Salihaj: Përçarja ka arritur përmasa shqetësuese

Gjashtë deputetë të LDK-së, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Janina Ymeri, nuk e kanë mbështetur marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjen e një presidenti konsensual, Bekim Sjediun. Me këtë qëndrim, ata kanë kundërshtuar vendimin e Kryesisë së LDK-së.

Të lidhura

None found

Refuzimi i tyre ka thelluar ndarjet në partinë e drejtuar nga Lumir Abdixhiku dhe ka krijuar pasiguri rreth zbatimit të marrëveshjes së arritur mes dy forcave politike. Situata vjen në një periudhë delikate, kur sigurimi i votave dhe kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit është në qendër të zhvillimeve politike.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar vendimin e deputetëve si një dëmtim “të pariparueshëm ndaj gjithë procesit”. Ai ka paralajmëruar se mungesa e një zgjidhjeje mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka deklaruar se ndarjet politike në Kosovë tashmë janë përshkallëzuar në nivele shqetësuese.

Sipas tij, Bekim Sejdiu do të përbënte një kandidat të pranueshëm për postin e Presidentit, por përçarja brenda LDK-së po pengon mundësinë e zgjedhjes së tij.

“Në Kosovë çështjet kanë degraduar shumë. Kur përmendej si figurë për president Murat Jashari, pati parti politike (të krahut të luftës) që thanë se nuk do të qëndrojnë në sallë. Pra, jo Bekim Sejdiu, por tashmë as një figurë nga familja Jashari nuk është një figurë që bashkon spektrin politik. Përçarja në Kosovë tashmë ka marrë përmasa shqetësuese. Bekim Sejdiu do të ishte një mundësi e mirë. Nga ajo që shohim, ai është një figurë e pranueshme. Sipas mendit tim, cilado figurë që është e pranueshme nga dy të tretat, është në rregull.”

“Ndarjet brenda LDK-së, po e bëjnë të pamundur zgjedhjen e tij, kështu që kriza institucionale do të zgjasë pa fund. Kosova po përjeton ditë të këqija, me pasoja të rënda”, ka thënë ai për “Bota sot”.


Shtuar 5.09.2026 18:14

sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisgrandpashabetMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelergrandpashabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisholiganbetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis