Xhuliano Skuka është ende në kërkim të golit të parë në këtë sezon të Abissnet Superiore. Sulmuesi dibran ka luajtur si titullar në dy javët e para me Partizanin, por nuk ka arritur të lërë shenjë.
Të lidhura
None found
“Demat e Kuq” do të përballen sot me Vllazninë në stadiumin “Loro Boriçi”. Takimi i javës së 3-të të kampionatit nis në orën 18:30.
Pak orë përpara ndeshjes, Skuka publikoi në “story”-n e tij në Instagram një moment ku shihet në aksion me topin në këmbë, ndërsa në sfond ndodhen tifozët e zjarrtë të Partizanit.
Në këtë imazh bie në sy edhe shiriti i kapitenit, një detaj që tregon se lojtarit ofensiv i është besuar roli i liderit të skuadrës.
