Fadil Vokrri” – kështjellë e pathyer prej një viti e gjysmë, tetë takime radhazi pa humbje

Stadiumi “Fadil Vokrri” pret finalen e play-off-it të Botërorit mes Kosovës dhe Turqisë.

Të lidhura

None found

Dardanët mbërrijnë pas një fitoreje të thellë në transfertë ndaj Sllovakisë (4-3), ndërsa Turqia kaloi Rumaninë në shtëpi me rezultatin 1-0.

Pas tre muajsh mungesë, Kosova rikthehet në këtë stadium – takimi i fundit aty ishte barazimi 1-1 kundër Zvicrës.

Në tetë sfidat e fundit si vendase, Dardanët kanë grumbulluar gjashtë fitore dhe dy barazime, duke e kthyer “Fadil Vokrri” në një pikë të fortë.

Që nga humbja 3-0 përballë Rumanisë më 6 shtator 2024, e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe që përkoi me debutimin zyrtar të Franco Fodës në stol, Kosova nuk ka njohur më disfatë.

Pas atij takimi, erdhën fitoret në shtëpi ndaj Qipros (3-0) dhe Lituanisë (1-0), para se të kalonin me sukses play-off-in ndaj Islandës (2-1).

Në muajin qershor, dy miqësore të zhvilluara në “Fadil Vokrri” u fituan bindshëm: kundër Armenisë (5-2) dhe Komoros (4-2).

Rruga kualifikuese për në Botëror solli në këtë stadium tri përfaqësuese të forta: Suedinë, Slloveninë dhe Zvicrën.

Suedia u mund 2-0, ndërsa Sllovenia (0-0) dhe Zvicra (1-1) u ndalën në barazime.

Kështu, në ndeshjen e së martës, Kosova gëzon edhe përparësinë e fushës vendase, e cila nën drejtimin e Franco Fodës është kthyer në një kështjellë të pathyeshme.

Mbulimi special i ngjarjes sigurohet nga DFK Group, Daakonn Investments, Voom, Patos Kosova dhe 99esim. /Telegrafi/


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmarsbahisjojobetCasibomMarsbahis